Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masë së paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Vazhdimi i kësaj mase ndaj të dy të akuzuarve është bërë përmes dy vendimeve të ndara më 13 shtator 2024 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.
Në vendim thuhet se paneli ka konkluduar se për Selimin dhe Krasniqin aktualisht nuk ka informacione të mjaftueshme që justifikojnë konstatimin se ata mund të largohen nga drejtësia. Megjithatë, për të dytë ekziston rreziku që të kryejnë krime të mëtejshme kundër procedurave gjyqësore dhe pengim të dëshmitarëve.
Në arsyetimin e vendimeve, thuhet se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka argumentuar se asnjë masë alternative nuk mund të zbusë në mënyrë efektive rreziqet ekzistuese dhe se ato mund të menaxhohen më së miri vetëm në objektet e paraburgimit të DhSK-së.
ZPS-ja kishte argumentuar se një gjë të tillë e kishte thënë edhe Paneli në vendimet e mëparshme dhe se asgjë nuk ka ndryshuar sipas tyre që nga ai konstatim.
“Sa i përket rreziqeve të pengimit të përparimit të procedurave të Gjykatës Speciale dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme, Paneli konstaton se asnjë nga kushtet e propozuara më parë dhe as ndonjë masë tjetër e parashikuar në nenin 41(12), e urdhëruar *proprio motu*, nuk mund të zbusë në këtë fazë të procedurave rreziqet ekzistuese. Për më tepër, Paneli konstaton se masat e vendosura në objektet e paraburgimit të Gjykatës Speciale, të shqyrtuara në tërësi, ofrojnë siguri të fortë kundër vizitave dhe komunikimeve të pamonitoruara me anëtarët e familjes dhe vizitorët e paracaktuar, me qëllim minimizimin e rreziqeve të pengimit dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme. Për më tepër, ato ofrojnë një mjedis të kontrolluar ku një shkelje e mundshme e konfidencialitetit mund të identifikohet dhe/ose të parandalohet më lehtë”, thuhet në vendimin për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Selimit. Ngjashëm theksohet edhe në atë ndaj Krasniqit, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Si rrjedhojë, është vazhduar paraburgimi për dy të akuzuarit dhe është urdhëruar ZPS-ja që parashtrimet për rishikimin e radhës të kësaj mase të dorëzohen jo më vonë se më 25 tetor 2024.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Naser Hafizi arrestohet në Aeroportin e Prishtinës
Imam Maliqi viziton Manastirin e Deçanit, Ambasada gjermane: Është shembull frymëzues i dialogut ndërfetar
Kujtim Shala: Albin Kurti ka bërë tradhti kushtetuese me marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit
KFOR-i mban ceremoninë e inaugurimit të "Mburojës së Re"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp