LAJMI I FUNDIT:

Spanja nis rrugëtimin e mbrojtjes së titullit të kampionit me fitore (Foto/Video)

Spanja nis rrugëtimin e mbrojtjes së titullit të kampionit me fitore (Foto/Video)

Kampioni aktual evropian ka filluar mbrojtjen e titullit me një fitore dhe në saje të një goli të Gerrard Pique.

Spanja ka arritur të triumfoj në ndeshjen e parë kundër Republikës Çeke me rezultat minimal prej 1:0 në stadiumin Municipal të Toulouset.


Megjithëse në pjesën e parë këmbënguli që të gjej rrugën e golit, spanjollët u treguan të ngathët para portës së skuadrës çeke, përkatësisht portieri Petr Cech u tregua më i suksesshëm.

Të vetmit rast që vlen të theksohet në 45 minutshin e parë e kishte sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata, i cili në minutën e 16-të takimit nga një afërsi prej 6-7 metra nuk arriti të realizoj gol duke e gjuajtur topin në duart e Cechut, transmeton Telegrafi.

silva

Edhe në pjesën e dytë ‘Furia e Kuqe’ vazhdoi me dominim, por nuk ia arritën të realizonin golin e fitores deri në minutat e fundit të takimit.

David Silva kishte dy raste (70’, 73’) për të shënuar gol, por si duket në ditën e tij ishte portieri i Arsenalit, i cili ishte i pakalueshëm përgjatë 86 minuta të takimit.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte me barazim, në skenë doli mbrojtësi Pique, i cili realizoi gol me kokë pas një harkimi të saktë të Andres Inisestas dhe kështu, vulosi edhe rezultatin përfundimtar 1:0 për Spanjën.

Pas kësaj fitore, Spanja kryeson Grupin D së bashku me Kroacinë me nga tre pikë secila, ndërsa Turqia dhe Republika Çeke mbeten pa pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Premier League
Kalo në kategori