LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Juve është e mençur, ne jemi naivë

Spalletti: Juve është e mençur, ne jemi naivë
Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, pati kritika të ashpra ndaj lojtarëve të tij pas humbjes ndaj Juventusit.

Interi u mposht minimalizht në Allianz Stadium të Torinos, ku skuadra Nerazzure pati raste të pastra shënimi, por kolapsoi në momente të caktuara në mbrojtje.

“Ndeshja është dashur të luhet në një formë të caktuar me një karakter të qëndrueshëm, duke kuptuar se ka momente që do ët jesh në presion dhe duhet të kthehesh me 10 lojtarë prapa”.

“Ne bëmë këtë skajshmërisht mirë, pro kishte situata ku nuk interpertuam dhe lexuam mirë aksionet, e në këtë aspekt Juventusi kurrë nuk gabon”.

“Nëse dikush ka epërsinë, e bën dallimin, por ne bëmë shumë gabime banale dhe të thjeshta. Kishte një incident ku ne arritëm të kalojmë mbrojtjen e tyre, por nuk kemi arritur të çojmë topin te sulmuesit. Kjo gjë bën dallimin dhe ne vuajtëm të jemi konsistent për 90 minuta”.

“Gjithmonë është dikush që është i ngadalshëm, i cili flet shumë, ose është i relaksuar e jo në të njëjtën faqe me të tjerët. Ne kemi luajtur skajshmërisht mirë dhe kemi bërë presion duke u kthyer prapa në mbrojtje”.

Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver

“Fatkeqësisht, Juve është e mençur e ne jemi naivë. Ata kanë një formë të zhagitjes së pesë minutave pas një fauli”.

“Icardi bëri atë që është dashur të bënte, vrapo shumë dhe bëri shumë më mirë se në ndeshje tjera duke ndjekur topin dhe duke kombinuar në mesfushë”.

“Mbrojtja nuk ishte në nivel në rastin e golit, kjo na ndodh pasi nuk kemi përqëndrimin. Kur bëjmë gjërat pa përqëndrim dhe bëjmë gjërat me gjysmë zemër, ekipi tjetër përfiton. Ne kemi pasur raste që kemi dështuar t’i shfrytëzojmë, e më pas do të ishte gjithçka më e lehtë”, ka deklaruar Spalleti pas ndeshjes.

Interi ka 14 pikë më pak se Juventusi në tabelën e Serie A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kroacia me mungesë të madhe në ndeshjen ndaj Shqipërisë, ylli i ekipit lëshon kampin pas lëndimit

Kroacia me mungesë të madhe në ndeshjen ndaj Shqipërisë, ylli i ekipit lëshon kampin pas lëndimit

Përfaqësueset
Theu hundën, raporti i ri zbulon numrin e ndeshjeve që Mbappe do të humbasë për Francën në Euro 2024

Theu hundën, raporti i ri zbulon numrin e ndeshjeve që Mbappe do të humbasë për Francën në Euro 2024

Përfaqësueset
Zbulohen fanellat kuqezi më të kërkuara në ankand, vendet e para pa befasi

Zbulohen fanellat kuqezi më të kërkuara në ankand, vendet e para pa befasi

Kombëtarja e Shqipërisë
Mbappe me kërkesë interesante për fansat, pasi theu hundën

Mbappe me kërkesë interesante për fansat, pasi theu hundën

Përfaqësueset
Transferimi “më i dobët” i Kloppit tek Liverpooli, mund t’i bashkohet Arsenalit këtë verë

Transferimi “më i dobët” i Kloppit tek Liverpooli, mund t’i bashkohet Arsenalit këtë verë

Premier League
Broja dhe një tjetër futbollist po sakrifikohen nga Chelsea për Olisen

Broja dhe një tjetër futbollist po sakrifikohen nga Chelsea për Olisen

Premier League
Kalo në kategori