LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: E vlerësoj që Icardi ishte në stadium, duhet të vinte edhe në zhveshtore

Spalletti: E vlerësoj që Icardi ishte në stadium, duhet të vinte edhe në zhveshtore
Foto: Getty Images/Guvlier

Interi fitoi me rezultat 2-1 ndaj Sampdoria në Giuseppe Meazza, trajneri Luciano Spalletti është i lumtur me rezultatin, por edhe pse në stadium ishte Mauro Icardi.

Por, tekniku italian pas ndeshjes tha se do ishte më i lumtur që argjentiasi t’i bashkohej skuadrës në zhveshtore për festën e fitores.


“E vlerësoj shumë që ai ishte në stadium dhe do ta vlerësoja edhe më shumë nëse do vinte në dhomën e zhveshjes të festonte me ne, pasi ishte një fitore e rëndësishme për skuadrën dhe ai është pjesë e këtij grupi. Mendoj se ai ishte i lumtur me fitoren po aq sa ne”.

Mauro Icardi dhe gruaja/agjentja e tij, Wanda Nara (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Drejtori Giuseppe Marotta sot (e diel) më herët ka thënë se largimi i shiritit të kapitenin nuk ka të bëjë me kontratën, Saplletti vazhdoi:

“Ne duam të rikthehemi në normalitet. Në një ekip, në zhveshtore, kalojmë kohë së bashku, flasim për këtë apo atë, por duhet punuar të gjithë në të njëjtin drejtim”.

“Ende ka shumë hapa për t’u bërë, të cilët janë për atë dhe të vijë në zhveshtore, të kënaqet teksa është pjesë e këtij grupi shumë të mirë, të përjetojë ndjesinë e veshjes së kësaj fanelle të lavdishme të një klubi si Interit”.

Marca: Reali ka hequr dorë nga Icardi për shkak të Wandas
Lexo po ashtu Marca: Reali ka hequr dorë nga Icardi për shkak të Wandas

“Ndeshja? Ne ishim pak të ndrojtur në pjesën e parë dhe Samp po lëviznin mirë me topin rreth e përqark, të detyronin t’i ndiqje. Ne të gjithë duhet t’i tregojmë kualitetet individuale dhe t’i vendosim në skuadër si grup”.

“Më të vërtetë më pëlqeu duartrokitja nga tifozët pas barazimit, na ndihmuan të rikthehemi në rrugën e duhur dhe na dhanë fuqi në një moment të vështirë. Fitorja është shenjë e pjekurisë”, ka thënë Saplletti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori