LAJMI I FUNDIT:

Sot nis edicioni i ri i “DokuFest” në Prizren

Sot nis edicioni i ri i “DokuFest” në Prizren

Për të tetëmbëdhjetën herë, në qytetin e Prizrenit do të organizohet festivali Dokufest.

Organizatorët bëjnë të ditur se gjithçka është gati që në qytetin historik të bëhet hapja e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar-DokuFest.

Drejtori Artistik, Veton Nurkollari njofton se regjisorët, posaçërisht regjisorët e filmave dokumentarë, janë ndër të parët që reagojnë ndaj ngjarjeve në vend dhe kthehen me tregime të jashtëzakonshme.

Prandaj, sipas tij, këta filma dokumentarë që do të shfaqen këtë vit, thotë se do të kenë këtë tematikë.

“Dhe kur them që sjellin tregime të jashtëzakonshme, e kam me gjithë mend! Pikërisht si tregimi i guximit dhe qëndresës për Alepon e shkatërruar nga lufta të para rrallë në ndonjë film. Apo histori për ndryshimin rapid të Kinës që vështirë se mund të besohen, për ikonat fantastike e me këmbë në tokë të rok ‘n rollit të ish Jugosllavisë. Apo historitë e emigrantëve të panumërt, që ose përpiqen të futen ne Evropë ose luftojnë për tu adaptuar sapo të hyjnë atje”, thuhet në njoftimin e drejtorit artistik, Veton Nurkollarit.

Në këtë njoftim thuhet se janë të lumtur që do të shfaqën filma përkrahë klasikëve të kinemasë botërore, si kryevepra e Orson Welles F for Fake apo Cleo From 5 to 7 nga Agnes Varda. Festivali do i bëjë homazh figurës së Barbara Hammer, Agnes Varda, Jonas Mekas dhe Dusan Makavejev.

Gara e Filmave të Shkurtër edhe një herë sjell disa nga filmat më të mirë të ekranit të argjendtë; duke përfshirë filma fitues të çmimeve Oscar, Kanë dhe Sundance.

Seksioni jonë i garës International Dox vazhdon të jetë vend i zbulimit, edhe për ne edhe për audiencën. Përzgjedhja e këtij viti vërteton se ka një numër të regjisorëve fantastik në ardhje që punojnë në këtë fushë. Shtojani kësaj listën po aq madhështore të filmave nga Gara Kombëtare, si dhe një pako të re të jo më pak se 18 filmave nga programet tona të trajnimit Future is Here, Film and Factual Media si dhe Regional Film Lab Active. Nuk kemi arsye të mos jemi të emocionuar e entuziast për të ardhmen edhe të filmbërjes në Kosovë, edhe për bashkëpunimin në rajon”, thuhet mes tjerash në këtë njoftim.

Në këtë edicion do të shfaqen edhe 11 filma të shkurtër që merren me izolimin dhe varësinë çdo herë e më shumë në rritje nga teknologjia moderne në një program të quajtur Age of Distortion. E për audiencën e moshave më të reja do të ofrohet programi DokuKids, me 50 filma. Ky festival do të bëjë hapjen sonte, dhe do të zgjas deri më 10 gusht. /KP/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori