LAJMI I FUNDIT:

Sot fillojnë ndeshjet kualifikuese për ekipet e Evropës në PGL Antwerp Major CS:GO

Sot fillojnë ndeshjet kualifikuese për ekipet e Evropës në PGL Antwerp Major CS:GO

Disa nga ekipet më të mira të botës në CS:GO janë pjesë e kualifikueseve të Evropës për në PGL Antwerp Major, ku 16 ekipe do të garojnë kundër njëra-tjetrës,  ndërsa vetëm tetë do të kenë mundësi të sigurojnë vendin për në Major.

Pasi skena profesionale e CS:GO në Evropë është shumë e madhe, do të mbahen dy turne kualifikues për PGL Antwerp Major, ku 16 ekipe janë pjesë e ‘PGL EUROPE RMR A’ e cila fillon sot (e diel), ndërsa 16 të tjera janë pjesë e ‘PGL EUROPE RMR B’ e cila fillon pas katër ditësh, ku bënë pjesë edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles.


Dy ekipet më të mira të botës për momentin FaZe dhe Na’Vi janë pjesë e turneut kualifikues PGL EUROPE RMR A.

Të gjitha ndeshjet mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në kanalet e PGL në platformat Twitch dhe Youtube.

Më poshtë i gjeni oraret e ndeshjeve, si dhe listën e të gjitha ekipeve pjesëmarrëse në PGL EUROPE RMR A.


Ekipet pjesëmarrëse në PGL EUROPE RMR A:

Na’Vi
Heroic
Outsiders
Vitality
FaZe
MOUZ
BIG
GamerLegion
fnatic
SAW
OG
Eternal Fire
Dignitas
Unique
forZe
QUAZAR


Oraret e ndeshjeve, e diel, 17 prill:

11:00 Na’Vi – QUAZAR
11:00 Outsiders – Unique
12:15 FaZe – Eternal Fire
12:15 Heroic – forZe
13:30 Vitality – Dignitas
13:30 GamerLegion – fnatic
14:45 MOUZ – OG
14:45 BIG – SAW


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

La Liga
Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

La Liga
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

La Liga
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

Ligue 1
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

La Liga
Ylli i Atletico Madridit i hapur për t’u transferuar te njëri nga pesë klubet e Serie A

Ylli i Atletico Madridit i hapur për t’u transferuar te njëri nga pesë klubet e Serie A

Ndërkombëtare
Kalo në kategori