LAJMI I FUNDIT:

Snoop Dogg publikon projektin e ri “Go On” (Video)

Snoop Dogg publikon projektin e ri “Go On” (Video)

Hip hop legjenda, Snoop Dogg, ka publikuar projektin e ri të tij të titulluar “Go On”.

Projekti vjen në bashkëpunim me October London.


Projekti është pjesë e albumit “Neva Left” që Snoop ka publikuar në maj me një varg artistësh.

Në tetor, “The Doggfather” u kthye me EP-in e ri, “Make America Crip Again” që e sheh atë në një tjetër bashkëpunim me October London, “My Last Name”.

Snoop planifikon të lansojë një tjetër prjoekt së shpejti.

“Po punoj në një album gospel. Ka qenë gjithnjë në zemrën time. Kurrë nuk pata rastin ta bëj sepse jam marrë me punët e gangsterizmit, atë apo këtë. Thjesht kam ndjerë se e kam pasur në zemër. Unë duhet ta bëj këtë tani”, potencoi Snoop”.

Snoop Dogg konsiderohet prej artistëve më të mëdhenj të muzikës hip hop. /Telegrafi/