Slim Thug i lumtur që nuk është baba i fëmijës për të cilin u akuzua

Krijuesi i hitit “Like a Boss”, emri i vërtetë i të cilit është Stayve Jerome Thomas, ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter për të treguar se procesi i prindërisë kundër tij rezultoi i pavërtetë.
Njëmbëdhjetë vite më parë, 33-vjeçari kishte pasur vetëm një herë marrëdhënie intime me një femër (identiteti i të cilës nuk është bërë publik) dhe ajo e kishte akuzuar në gjykatë duke u përpjekur që të nxirrte para nga këngëtari.
Pas akuzës së femrës në vitin e kaluar, autoritetet ia kishin ngrirë xhirollogarinë për një vit dhe tash reperi ndjehet i çliruar që gjithçka ka përfunduar ashtu si ai dëshironte.
Slim Thug ka dy fëmijë të tjerë nga lidhjet e mëparshme, ndërsa së fundmi ka vendosur të bëjë vazektomi në mënyrë që të mos ketë fëmijë të tjerë. /Telegrafi/














































