Jurgen Klopp është njëri ndër më meritorët që Liverpooli arriti ta mposhte Tottenham Hotspurin në finalen e Ligës së Kampionëve, për ta fituar kështu titullin e gjashtë në histori.

Golat e Mohamed Salah dhe Divock Origi, bënë që ‘The Reds’ ta fitojnë titullin e garës më të madhe në Evropë për klube, por edhe për ta dërguar në Anfield trofeun për herë të parë që nga viti 2005.

Liverpooli kampion i Evropës – sundon Tottenhamin në Madrid për trofeun e gjashtë në histori Liverpooli kampion i Evropës – sundon Tottenhamin në Madrid për trofeun e gjashtë në histori

Siç mund të shihet edhe në video, Jurgen Klopp është shumë i afërt me lojtarët e tij, derisa në një moment e kanë tradhtuar edhe lotët, së bashku me Jordan Hendersonin.

Kapiteni dhe trajneri i Liverpoolit filluan të qanin, ndërsa më pas pjesa tjetër e lojtarëve iu bashkuan për të festuar me tifozët që kishin arritur në një numër të madh në Wanda Metropolitano.

Klopp kishte dështuar në sezonin e kaluar ta fitonte Ligën e Kampionëve, pasi ishte mposhtur në finale nga Real Madridi në Kiev, mirëpo në këtë sezon ishin edhe më fantastikë, duke e arritur qëllimin e tyre. /Telegrafi/