Skandaloze: Këngëtarja serbe e “kalli” Shkodrën (video)

Indira ishte e ftuar që të performojë në Shkodër. Nga pritja e mirë ajo vet ishte befasuar, pasi shqiptarët bashkë me të këndonin këngët e saj. Por, edhe ajo u tregua mjaft “bashkëpunuese” me publikun, duke përshëndetur në gjuhën shqipe, para se të këndojë këngët e saj në gjuhën serbe.
Hyrja për koncertin e njëorësh të Indiras ishte 10 euro, ndërsa befasues është fakti se ambienti ishte i mbushur plot.
Ky xhirim tashmë ka shkaktuar shumë polemika.
Indira Radic është një prej këngëtareve më të njohura serbe të muzikës turbo-folk, ndërsa në Shqipëri ajo performoi së bashku me Jorgo Sekulicin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/08/2012































































