LAJMI I FUNDIT:

Simulohet meçi mes Mike Tyson dhe Jake Paul, parashikohet përfundimi brutal me nokaut mahnitës

Simulohet meçi mes Mike Tyson dhe Jake Paul, parashikohet përfundimi brutal me nokaut mahnitës

Legjenda e boksit, Lennox Lewis ndau një simulim brutal të meçit të Mike Tyson kundër Jake Paul – duke përfunduar me një nokaut shkatërrues.

Youtube-ri i kthyer në boksier dhe boksieri legjendar i peshave të rënda do të përplasen në një meç të diskutueshëm më 20 korrik në Teksas.


Dhe sigurisht që do të jetë një betejë e rinisë së Paul kundër përvojës së Tyson, duke i lënë fansat të ndarë.

Megjithë hendekun 30-vjeçar të moshës, intriga ka rrethuar luftën për të gjitha moshat, madje edhe ish-kundërshtari i Tyson, Lewis.

Shpejtësia e grushteve të Mike Tyson para duelit me Jake Paul ka bërë që fansat të flasin
Lexo po ashtu Shpejtësia e grushteve të Mike Tyson para duelit me Jake Paul ka bërë që fansat të flasin

Lewis – kampioni i fundit i padiskutueshëm i boksit në peshën e rëndë – ndau një simulim të meçit me pamjet e lojërave video të UFC.

Tyson – një personazh i njohur në lojë – përballet me një Paul të bërë me porosi dhe egërsisht e rrëzon atë me grushtin e tij të parë.

Dhe fansat e ‘Iron Mike’ shpresojnë që të jetë një paraqitje e shkurtër sikurse ky simulim.

“Lutem që të jetë pikërisht kështu”, “Kjo është ajo që unë po shpresoj” dhe “Pothuajse ajo që ne të gjithë shpresojmë”, ishin disa nga komentet e fansave.

“Nuk jam i sigurt se si do të shkojë, por mund të jetë diçka e tillë”, tha vetë Lewis.

Tyson, 57 vjeç, doli në pension në vitin 2005 vetëm për t’u rikthyer në 2020 për një ndeshje ekspozite kundër Roy Jones Jr, e cila përfundoi në një barazim pas tetë raundesh.

Ndërkohë Paul është me rezultat 9-1 si boksier dhe pësoi humbjen e tij të vetme ndaj Tommy Fury, 24 vjeç, në shkurt 2023 dhe që atëherë ka fituar tre meçe tjera. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori