LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina mposht Bashkimin dhe fiton Superkupën

Sigal Prishtina mposht Bashkimin dhe fiton Superkupën
(Foto: basketbolli.com)

Sigal Prishtina ka fituar Reload Superkupën duke mundur në finale Bashkimin me rezultat të ngushtë 74-73 (12:11, 23:23, 23:23, 16:16).

Fillimi i ndeshjes ishte interesant, por u karakterizua me disa gabime, duke bërë që në çerekun e parë të shënohen më pak pikë. Bardhekaltrit nga 7:9, kaluan në epërsi prej 12:9, derisa kjo pjesë përfundoi 12:11.


Edhe në periudhën e dytë u zhvillua lojë interesante, me të dy skuadrat që luftuan për çdo top. Prishtina në fund krijoi epërsi prej 35:29, por prizrenasit me një seri prej 5:0 në minutën e fundit afruan rezultatin në 35-34 sa përfundoi pjesa e parë.

(Foto: basketbolli.com)

Edhe në periodën e tretë sfida ishte me kthesa, ku Sigali krijon epërsi prej 55:49, megjithatë, Portokallinjtë rikthehen duke kaluar në epërsi 56:57, kurse me dy pikë të Altin Morinës përfundoi çereku i tretë 58:57.

Në 10 minutat e fundit, Prishtina krijoi epërsi 64:57, por prizrenasit me një seri prej 3:11 kaluan në epërsi 67:68, duke e bërë ndeshjen më dramatike, tre minuta nga fundi i përballjes, madje e thelluan edhe më shumë epërsinë në 67:72, 1:11 minuta para përfundimit të ndeshjes.

Bardhekaltrit nuk u dorëzuan dhe afruan rezultatin në 72:73, kur kishin mbetur edhe 13 sekonda, e më pas kaluan në epërsi me dy pikë nga Edmond Azemi, duke triumfuar në fund me rezultat 74-73.

Kupën kapitenit Edmond Azemi ia dorëzoi Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori