LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina fiton pas vazhdimeve ndaj Proton Cable Prizrenit

Sigal Prishtina fiton pas vazhdimeve ndaj Proton Cable Prizrenit

Xhiroja e parë ka sjell ndeshjen e parë në vazhdime. Kjo ndodhi në sfidën mes Sigal Prishtinës dhe Proton Cable Prizrenit, që u zhvillua në Prizren dhe përfundoi 89:83 (24:22, 18:21, 21:21, 14:13, 12:6) në javën e parë të Prince Caffe Superligës.

Në çerekun e parë herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, por asnjëra nuk arrinte të shkëputej, duke përfunduar 24:22.


Në periudhën e dytë, prishtinasit dy herë ishin në epërsi deri në gjashtë pikë, por në fund me një treshe nga Edmond Kryeziu, skuadrat shkuan në pushim me shifrat 42:43.

Edhe perioda e tretë ishte e barabartë, që dëshmon edhe rezultati 21:21, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 63:64. Çereku i fundit ishte po ashtu interesant e me rikthime, duke përfunduar 77:77, me një treshe nga Edmond Kryeziu, edhe pse të dy skuadrat kishin mundësi të fitonin në fund, por sfida shkoi në vazhdime. Edhe në vazhdime u zhvillua lojë interesante, por prishtinasit ishin më të vëmendshëm në momentet vendimtare dhe fituan 89:83.

Te skuadra kryeqytetase u dalluan Nick Ward me 25 pikë e tetë kërcime dhe Lejson Zeqiri me 19 pikë e pesë kërcime, kurse te prizrenasit u dalluan Edmond Kryeziu me 20 pikë, Urim Zenelaj me 17 pikë e shtatë kërcime, Isaiah Kelly me 19 pikë e gjashtë kërcime dhe Ivan Koljeviq me 13 pikë e 11 kërcime.

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori