LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina feston tripletën

Sigal Prishtina feston tripletën

Klubi më i madh në vend, Prishtina sonte ka festuar titujt e fituar në sezonin që u mbyll pak ditë më parë.

Kryeqytetasit në sezonin që lamë prapa, kanë arritur një prej sukseseve më të mëdha në historinë e këtij klubi më nam, duke fituar tripletën, Kupën e Kosovës, Ligën Ballkanike dhe titullin e kampionit.


Skuadra “bardhekaltër” sonte ka organizuar një koktej rasti për të festuar trofetë e fituar si dhe për të falënderuar gjithë ata që ndihmuan klubin prishtinas në sukseset e arritura, transmeton kp.

Kryetari i KB Prishtina, Blerand Stavileci pasi falënderoi të pranishmit në këtë eveniment sportiv, tha se është i lumtur më sukseset e skuadrës së tij. Ai theksoi se këto të arritura kanë ardhur falë punës së madh që është bërë nga të gjithët që janë pjesë e këtij klubi.

Stavileci ka thënë se tash Prishtina është një klub që janë kanë lakminë edhe klubet Ballkanit, e jo vetëm të Kosovës.

Stavileci ka thënë se Prishtina është duke pritur një vendim të FIBA-s për formatin e ri të Ligës së Kampionëve në mënyrë që “Plisat” të jenë pjesë e kësaj gare. Ai po ashtu ka thënë se Prishtina meriton një sallë të veçantë të basketbollit.

I lumtur më suksesin e Prishtinës është shprehur edhe kapiteni Edmond Azemi. Ikona prishtinase për herë të parë në karrierën e tij prek tripletën. Azemi thotë se ky është një sukses i madh për të, por sipas tij, edhe për Sigal Prishtinën.

“Po mendoj se kjo do të shkruhet në histori, jo vetëm jetës sime, karrierës sime, por edhe klubit. Një sukses shumë i madh për mua si kapiten me përjetua këtë ndjenje, ta fitoj Kupën, Ligën Ballkanike dhe të shpallesh kampion i Kosovës është një gjë shumë e madhe, sepse vetëm ne lojtarët brenda e dimë sa vështirë është të fitosh tre trofe për një vjet”, ka deklaruar Azemi.

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori