LAJMI I FUNDIT:

Si u mundua Arsene Wenger të realizonte nënshkrimin e trefishtë që do ta kishte transformuar Arsenalin – por edhe historinë e klubit

Si u mundua Arsene Wenger të realizonte nënshkrimin e trefishtë që do ta kishte transformuar Arsenalin – por edhe historinë e klubit

Arsene Wenger një herë u përpoq të bënte një nënshkrim të trefishtë mahnitës për Arsenalin në vitin 2003.

Sipas vetë trajnerit legjendar, ai po kërkonte të nënshkruante me Gerard Piquen dhe Lionel Messin në të njëjtën kohë kur mori Cesc Fabregasin nga gjiganti spanjoll i La Ligës, Barcelona. Francezi zbuloi se skuadra londineze kontaktoi klubin nga “Camp Nou” për të pyetur nëse dyshja ishte në dispozicion.


Wenger e tregoi këtë histori mahnitëse gjatë një paraqitje në “Against The Odds – Cesc Fabregas: Pass Master”, e cila do të transmetohet në ITV4 këtë javë. Shfaqja do të detajojë kohën e spanjollit në klubin e Emirates, si dhe periudhat e tij në Bacelona, ​​Chelsea dhe Monaco.

Afati kalimtar veror 2022
Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Wenger i tha emisionit: “Për të qenë i sinqertë kur nënshkroi Cesc, ne kontaktuam gjithashtu Messin dhe Piquen”.

“Pique në fund vendosi të shkojë te Man United, Fabregas vendosi të bashkohet me ne dhe Barcelona e mbajti Messin natyrisht! Kështu ndodhi”.

Çfarë mund të kishte ndodhur për Arsenalin nëse do të kishin në krah Piquen dhe Messin. Por, në pamje të pasme, vendimi i çiftit për të mos u bashkuar me Arsenalin ishte i mirë pasi ata të dy shijuan një karrierë spektakolare në Camp Nou.

Si mund të rreshtohet Arsenali me transferimet e kësaj vere - por edhe me dy top prurje të reja
Lexo po ashtu Si mund të rreshtohet Arsenali me transferimet e kësaj vere - por edhe me dy top prurje të reja

Në verën e vitit 2003, një Fabregas i ri iu bashkua Gunners në moshën 16-vjeçare. Ai bëri debutimin e tij si lojtar i Arsenalit vetëm një muaj më vonë, në një ndeshje të Kupës së Ligës kundër Rotherham United.

Në total, mesfushori spanjoll bëri 303 paraqitje për Arsenalin. Gjatë kohës së tij me klubin, ai mori në dorë Kupën FA në vitin 2005 dhe ishte nënkampion në finalen e Ligës së Kampionëve 2006. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Kalo në kategori