Më shumë se 70 artistë dhe muzikantë, të cilët dikur kanë përfaqësuar vendet e tyre në Eurovision, kanë nënshkruar një letër të hapur ku kërkojnë përjashtimin e Izraelit dhe transmetuesit të tij kombëtar, KAN, nga edicioni i këtij viti i Eurovision Song Contest, që pritet të mbahet javën e ardhshme.
Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision ka qenë temë e debatit që nga viti i kaluar, për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme. Tani, një letër e drejtuar Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU) është nënshkruar nga 72 muzikantë dhe performues të lidhur me këtë festival, shkruan Euronews.
Në këtë letër, organizatorëve u bëhet thirrje që ta përjashtojnë Izraelin dhe transmetuesin e tij publik për shkak të, siç thuhet në dokument, “gjenocidit kundër palestinezëve në Gaza dhe regjimit shumëvjeçar të aparteidit dhe pushtimit ushtarak ndaj të gjithë popullit palestinez”.

Ndër nënshkruesit e letrës janë edhe fitues të mëhershëm të Eurovision-it si Charlie McGettigan, Salvador Sobral dhe Fernando Tordo, si dhe këngëtarja britanike Mae Muller, këngëtarja franceze La Zarra, përfaqësuesja e dikurshme e Turqisë Hadise Açıkgöz, dhe konkurrentët e vitit të kaluar Ásdís María dhe GÅTE, të cilët morën pjesë në atë që letra e përshkruan si “edicioni më i politizuar, më kaotik dhe më i pakëndshëm në historinë e Eurovision-it”.
Eurovision 2024 është shoqëruar nga polemika të shumta për shkak të përfshirjes së Izraelit në garë, në një kohë kur konflikti në Gaza vazhdon. Kritikët kanë akuzuar EBU-në për hipokrizi, duke kujtuar përjashtimin e Rusisë në vitin 2022 pas pushtimit të Ukrainës, ndërsa Izraelit iu lejua të garojë pavarësisht situatës.
Vitin e kaluar, Izraeli rrezikoi të tërhiqej nga gara pasi këngëtares së tij iu kërkua të ndryshonte tekstin e këngës “October Rain”, për shkak të aludimeve të dyshuara ndaj sulmeve të 7 tetorit. Po ashtu, KAN u kritikua rëndë për sjelljen ndaj konkurrentëve të tjerë, veçanërisht ndaj përfaqësueses së Irlandës, Bambie Thug, e cila e akuzoi rrjetin izraelit për “nxitje dhune” ndaj saj.

Në letrën e sivjetme, thuhet: “[Ne] i bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU) që të kërkojnë përjashtimin e KAN, transmetuesit publik izraelit, nga Eurovision Song Contest. KAN është bashkëfajtor në gjenocidin e Izraelit kundër palestinezëve në Gaza dhe regjimin shumëvjeçar të aparteidit dhe pushtimit ushtarak ndaj popullit palestinez”.
“Duke i dhënë vazhdimisht platformë përfaqësimit të shtetit izraelit, EBU po normalizon dhe po i zbardh krimet e tij”, thuhet më tej në letër. “EBU ka treguar se është në gjendje të ndërmarrë masa, siç bëri në vitin 2022 kur përjashtoi Rusinë nga gara. Ne nuk e pranojmë këtë standard të dyfishtë ndaj Izraelit”.
“Si këngëtarë, autorë tekstesh, muzikantë dhe pjesëmarrës të privilegjuar të Eurovision-it, u bëjmë thirrje EBU-së dhe të gjithë transmetuesve anëtarë që të veprojnë menjëherë dhe ta mbrojnë integritetin e festivalit: Izraeli duhet të përjashtohet nga Eurovision-i”.
Një peticion i ngjashëm, me mbi 56,000 nënshkrues, është publikuar gjithashtu, duke kërkuar përjashtimin e Izraelit nga gara. Në të njëjtën kohë, Shoqata e Kompozitorëve dhe Autorëve të Islandës, si dhe mbi 1,400 profesionistë të industrisë muzikore në Evropë, janë shprehur kundër përfshirjes së Izraelit në këtë edicion të Eurovision-it.
Ndërkohë, EBU ka deklaruar më parë: “EBU është një asociacion i transmetuesve publikë, të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë çdo vit në Eurovision Song Contest. Ne nuk jemi imunë ndaj zhvillimeve globale, por roli ynë është të sigurojmë që ky festival të mbetet një ngjarje universale që promovon lidhjen, diversitetin dhe përfshirjen përmes muzikës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pas përqafimeve dhe të qeshurave, një atmosferë e tensionuar: Ben Affleck dhe Jennifer Garner në një takim jo aq miqësor

Legjenda e futbollit Lothar Matthaus, 64 vjeç – fotografohet me të dashurën e re 26 vjeçare pas divorcit të tij të pestë

Brad Pitt foli sinqerisht për mësimet e jetës: Pavarësisht gabimit, mëson prej tij dhe ecën përpara

Dua Lipa konfirmon: Jam fejuar me Callum Turner
Nipi i reperit Snoop Dogg ndërron jetë në mënyrë tragjike, vetëm 10 ditë pas lindjes

"Frymëzim/ndryshim", Edona Llalloshi pozon e buzëqeshur pranë Albin Kurtit dhe Sabri Fejzullahut

Arnold Schwarzenegger solli djalin jashtëmartesor në premierën e serialit "Fubar"

Legjenda e futbollit Lothar Matthaus, 64 vjeç - fotografohet me të dashurën e re 26 vjeçare pas divorcit të tij të pestë

"I dashuruar me një kriminel” - Vserlo merr vëmendje me një postim në rrjete sociale

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Izraeli po përgatitet ta godasë Iranin - manovër politike apo luftë e gjithanshme?

Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Bedri Hamzës

Si i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit i mbijetuari i vetëm?

Tragjedi në Montreal: Nëna 34-vjeçare nga Deçani dhe djali i saj 3-vjeçar humbin jetën në pishinë

Klubi i njohur italian vihet pas Edon Zhegrovës – sulmuesi anësor mbetet në radarin e Serie A

I mbijetuar i vetëm i tragjedisë ajrore në Indi - shihet me dëmtime të lehta në fytyrë dhe duke çaluar