LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 130 mijë palestinezë u mblodhën për lutje në xhaminë Al-Aqsa

Më shumë se 130 mijë palestinezë u mblodhën për lutje në xhaminë Al-Aqsa

Rreth 130 mijë besimtarë palestinezë erdhën në xhaminë Al-Aqsa në Jerusalem.

E premtja e fundit e muajit të Ramazanit festohet prej myslimanëve dhe njihet si “Dita e Kudsit” për të treguar mbështetje për palestinezët.


Situata në Jerusalem dhe Palestinë është e tensionuar pasi forcat izraelite sulmuan kompleksin e xhamisë Al-Aqsa në fillim të muajit dhe rrahën e arrestuan disa palestinezë.

Pas këtij incidenti, raketat janë lëshuar në drejtim të Izraelit nga territori i Libanit dhe Sirisë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu mori një vendim që ndalon jomyslimanët të hyjnë në zonën e xhamisë Al-Aqsa, të cilën hebrenjtë e quajnë gjithashtu “Mali i Tempullit”.

Policia izraelite ka rritur praninë e saj në vendkalimet përreth Jerusalemit, Qytetit të Vjetër dhe Jerusalemit Lindor. Rreth 2000 anëtarë të forcave izraelite të sigurisë janë vendosur. /Telegrafi/