Dënimi me 12 muaj i Andrea Agnelli për raportet me disa grupe ultras, do ta privojë biznesmenin italian në disa çështje dhe pjesëmarrje të rëndësishme te kampionët e Italisë, por ai sërish do të mbetet President.

Sanksionet ndaj numrit një juventin do t’i imponojnë atij mungesën në të gjitha aktivitetet e Federatës italiane të futbollit, nuk do t’i lejojnë takime me agjentë të FIFA-s dhe nuk do të mund të përfshihet në diskutimet gjatë ndeshjeve para apo gjatë tyre.

Agnelli dënohet me një vit mos kryerje të detyrës si president i Juventusit Agnelli dënohet me një vit mos kryerje të detyrës si president i Juventusit

Por, Angelli do të ruajë vendin e tij në Shoqatën Evropiane të Klubeve të futbollit, si dhe në Ekzekutivin e Qeverisë së futbollit botëror, kjo përmes hapësirave të ngushta ligjore.

Juve ka njoftuar zyrtarisht se do të apelojë dënimin e Presidentit në çështjen e shumë diskutueshme me tifozët ultras duke e cilësuar inkurajuese lehtësimin e akuzave, por jo të mjaftueshme në këtë padrejtësi.

Si për ironi të fatit edhe organi i akuzës do të kërkojë apelimin e çështjes, duke e quajtur të pamjaftueshëm dënimin e Andreas, transmeton TCh.

Prokuroria kishte kërkuar dy vjet e gjysmë dënim për numrin një të kampionëve, si dhe dy ndeshje pa tifozë, diçka që u hodh poshtë.

Edhe drejtorët Francesco Calvo dhe Stefano Merulla, janë dënuar për një vit mos kryerje të detyrës, ndërsa Alessandro Nicola D’Angelo, për tre muaj.