Shtyhet rikthimi i Messit te Barcelona, argjentinasi nuk do të kthehet deri pas pushimit ndërkombëtar


Barcelona përballet me Osasunas të shtunën dhe këtë ndeshje Lionel Messi do ta humbasë për shkak të dëmtimit.
Argjentinasi është rikthyer në stërvitje individuale me trajnerin e fitnesit të skuadrës dhe pritet që ai të rikthehet në aksion pas pushimit ndërkombëtar.
Ernesto Valverde nuk do të nxitojë me rikthimin e Messit në formacionin titullar, pasi rikuperimi i kapitenit të tij ka qenë më i ngadaltë nga sa pritej.
Në fillim pati raportime për një dëmtim të shpinës, por klubi e ka mohuar kategorikisht këtë, duke konfirmuar se ata thjesht duan të jenë të kujdesshëm me superyllin e tyre.
Pas udhëtimit të tyre në Estadio El Sadar, Barcelona luan ndeshjen e tyre të radhës në LaLiga Santander kundër Valencia më 14 shtator. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/08/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































