Shtyhet El Clasico, do të luhet në dhjetor?

218:"MADRID, SPAIN - MARCH 02: General view of the action during the La Liga match between Real Madrid CF and FC Barcelona at Estadio Santiago Bernabeu on March 02, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images) 12:"Getty Images

Njëra nga ndeshjet më të mëdha në botë, El Clasico pritet të shtyhet.
Pas protestave të mëdha në Kataluni, kjo ndeshje do të shtyhet për në muajin dhjetor.
Ishte paraparë që ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit të luhet në Camp Nou me 26 tetor, por kjo gjë nuk do të ndodh.
Marca ka raportuar se El Clasico është zhvendosur për 7 dhjetor të këtij viti.

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas e ka marrë përsipër shtyrjen e kësaj ndeshje.
Në këtë ditë ishte paraparë që të luhej Barcelona – Mallorca dhe Real Madrid – Espanyol, por është arritur marrëveshja me katër skuadrat.
La Liga pritet të dalë me një vendim zyrtar ku konfirmohet shtyrja e ndeshjes më të madhe në planet. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
17/10/2019





































