LAJMI I FUNDIT:

Shtatë vite nga pranimi i Kosovës me të drejta të plota në FIFA

Shtatë vite nga pranimi i Kosovës me të drejta të plota në FIFA

Para 7 vitesh, Kosova është bërë anëtarja e 210-të e FIFA-s. Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë 141 vota për anëtarësim, nga 164 votat valide në Kongresin e 66-të të FIFA-s, që është mbajtur në Mexico City.

Pas thyerjes së izolimit 25-vjeçar, më datën 3 maj 2016 me anëtarësim në UEFA, misioni i Federatës së Futbollit të Kosovës është kompletuar më 13 maj 2016, kur Kosova është pranuar me shumicë votash si anëtare e FIFA-s.

Një rrugëtim plotë mund e sakrifica që gjithsesi ka hapur një faqe të re të historisë së futbollit të Kosovës.

Në Kongresin e FIFA-s, para votimit për anëtarësimin e FFK-së, të pranishmëve u është drejtuar anëtari i Këshillit të FIFA-s, Senesh Erzik, i cili ka theksuar se Kosova i kishte përmbushur të gjitha kriteret për të qenë pjesë e FIFA-s.

Më pas, një fjalim e ka mbajtur edhe kryetari i atëhershëm i FFK-së, i ndjeri Fadil Vokrri, i cili u ka sqaruar delegatëve se futbolli në Kosovë ka një historik të madh dhe iu ka kujtuar se tashmë Kosova ishte pranuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe nga shumë federata tjera sportive ndërkombëtare.

Në fund të fjalimit të tij, Vokrri është shprehur se futbolli është për të gjithë dhe të gjithë duhet të jenë për futbollin, duke kërkuar që Kosova të marrë votat e të pranishmëve për anëtarësim në FIFA.

Pas Vokrrit, delegatëve i është drejtua nënkryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë, i cili ka kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës. Por, pas përfundimit të fjalimit të tij, presidenti i FIFA-s, Gianni Ifantino ka theksuar se Kongresi është trupi suprem që vendos për çështjen e Kosovës dhe ka kërkuar që të kalohej në votimin elektronik, ku Kosova ka marrë 141 vota.

Në fjalimin e tij para Kongresit pas pranimit, Vokrri ka falënderuar presidentin e FIFA-s, zëvendëpresidentët dhe të gjithë anëtarët e Këshillit të FIFA-s.

“Kjo është një datë shumë e rëndësishme për ne, pasi sot jemi pjesë e FIFA-s. Të gjithë në Kosovë i gëzohen këtij vendimi të Kongresit të FIFA-s. E kemi pritur një kohë të gjatë këtë vendim dhe jemi shumë të lumtur. Ju premtoj se ne do t’i mbrojmë vlerat e futbollit”, ka deklaruar Vokrri, i cili në mënyrë simbolike ka marrë emblemën e FIFA-s si dhuratë nga presidenti Infantino.

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori