LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari Ermal Meta zë vendin e tretë në Sanremo

Shqiptari Ermal Meta zë vendin e tretë në Sanremo

Edicioni i sivjetmë i Festivalit të Sanremos e ka kurorëzuar talentin e kantautorit shqiptar, Ermal Meta, i lindur në Fier dhe me banim në Bari që në moshën 13-vjeçare.

Megjithëse nuk fitoi çmimin e parë, por u radhit i treti, ai ishte protagonisti i këtij viti. Pas fitores në mbrëmjen e ‘cover-ave’, me një interpretim drithërues të një kënge të Domenico Modugnos, ai u vlerësua me çmimin e kritikës në mbrëmjen finale.


Ermal Meta fiton një çmim të rëndësishëm në festivalin e Sanremos (Video)
Lexo po ashtu Ermal Meta fiton një çmim të rëndësishëm në festivalin e Sanremos (Video)

Ndër 135 kritikët e gazetarët e specializuar, 37 votuan për Ermal Metën dhe këngën e tij “Vietato Morire” (E ndaluar të vdesësh), një himn kundër dhunës në familje e një shtytje për mosbindje në këto raste.

Pas këtij suksesi, karriera e Ermal Metës, i cili ka filluar si kitarist në grupin “Ameba”, e më pas udhëheqës i “La Fame di Camilla”, do të ecë më siguri me shpejtësi më të madhe.

Ai është gjithnjë e më i kërkuar jo vetëm si solist, por edhe si kompozitor, për këngëtarë të tjerë të njohur. E në këtë “Sanremo” la pas disa prej emrave historikë të muzikës së lehtë italiane. /TCH/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori