LAJMI I FUNDIT:

Ermal Meta fiton një çmim të rëndësishëm në festivalin e Sanremos (Video)

Ermal Meta fiton një çmim të rëndësishëm në festivalin e Sanremos (Video)

Kantautori shqiptar, Ermal Meta, fitoi çmimin “Cover 2017” në Festivalin e Muzikës Italiane “Sanremo 2017”.

Mbrëmë, në natën e 3 të këtij Festivali, këngëtarët që garojnë në kategorinë “Kampioni” kanë performuar me këngët më të suksesshme ndër vite të muzikës italiane. Kantautori shqiptar, Ermal Meta, zgjodhi këngën e të madhit Domenico Modugno “Amara terra mia” kënduar më vitin 1971.


Këngëtari shqiptar favorit për të fituar festivalin e “Sanremos”
Lexo po ashtu Këngëtari shqiptar favorit për të fituar festivalin e “Sanremos”

Me një tekst mjaft prekës e melodi melankolike , kjo këngë trajton temën e emigracionit dhe rrëfen momentin e largimit nga toka e origjinës “tashmë e pa shpresë” nën vargjet “lamtumirë, lamtumirë e dashur, unë po iki, toka ime e hidhur, e hidhur dhe e bukur.” “E zgjodha këtë këngë, pasi jo vetëm është e mrekullueshme”, u shpreh në konferencën e shtypit Ermal Meta, por dhe sepse sipas meje prezanton në mënyrë perfekte gjëndjen aktuale së Italisë sot.” , shkruan koha e jonë.

Ermal Meta

Në mbrëmjen “Cover” të Sanremos u renditën në vend të dytë këngëtarja Paola Turci, e në vend të tretë këngëtari Marco Masini. U eleminuan nga gara këngëtarët Nesli e Alice Paba dhe Raige e Giulia Nuzi. Sot do të zhvillohet nata e gjysëmfinales. 20 këngëtarë të mbetur në garë do të gjykohen nga televotimit i publikut, nga votimi i jurisë së ekspertëve e nga juria e opinionit (juri kjo e përbërë nga seleksionimi i 300 personave të apasionuar pas muzikës). E prej tyre vetëm 16 këngëtarë do të vazhdojnë garën për në natën finale të “Sanremos 2017”.

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Dua Lipa publikon albumin e tretë

Dua Lipa publikon albumin e tretë "Radical Optimism"

Magazina
Kalo në kategori