Shpërthime të fuqishme në Kiev, autoritetet aktivizojnë sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme ajrore

Të paktën katër shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Kievi, pak sekonda pasi autoritetet ukrainase aktivizuan sirenat që paralajmërojnë sulme të mundshme ajrore.
Shpërthimi i parë është dëgjuar në qytet nga reporterët e Kyiv Independent, disa minuta pas aktivizimit të sirenave, transmeton Telegrafi.
Shpërthimet e tjera janë dëgjuar disa minuta më pas, kur edhe forcat ajrore ukrainase paralajmëruan se raketa me shpejtësi të madhe janë nisur drejt rajonit të Kievit.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko ka njoftuar se menjëherë është aktivizuar mbrojtja kundërajrore ukrainase.
Ata gjithashtu njoftuan se një grup i dronëve rusë janë nisur në perëndim të rajonit të Chernihivit në verilindje të Kievit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/08/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































