LAJMI I FUNDIT:

Shkupi fiton derbin ndaj Strugës, Shkëndija shpëton në fund nga disfata

Shkupi fiton derbin ndaj Strugës, Shkëndija shpëton në fund nga disfata

Derbi i xhiros së nëntë në Superligën e Maqedonisë së Veriut i ka takuar Shkupit që fitoi përballë Strugës me rezultatin 2:0.

Takimi i luajtur në stadiumin e Çairit, nuk solli gola në pjesën e parë, përderisa në të dytën, ndeshja u zhbllokua në minutën e 52-të kur Queven realizoi golin për Shkupin, duke çuar bardheblutë në epërsi 1:0.


Në vijim skuadra nga Çairi pas 11 minutave lojë kishte edhe një rast tjetër për të ngritur epërsinë, por Trapanovski nuk ishte i saktë nga pika e bardhë, ndërsa nga ky moment Struga mbeti edhe pa një futbollist në fushë, pasi Georgievski u ndëshkua me karton të kuq. Ai që vulosi shifrat në këtë derbi, ishte Arbi Vosha, që realizoi golin e dytë në minutën e 90-të, për fitore dhe tre pikë të Shkupit kundër kampionëve në fuqi.

Shkëndija i ka shpëtuar disfatës nga Gostivari në minutat e fundit të ndeshjes, me takimin që u mbyll me barazim 2:2. Heroi për kuqezinjtë doli të jetë Cake që realizoi në minutën e 89-të, pasi tetovarët ishin në disavantazh, me golat e Potuk dhe Atiemëen që shënuan për Gostivarin, ndërsa golin e parë për Shkëndijën e gjeti Totre nga penalltia në pjesën e parë.

Skuadra e Voska Sportit është mundur në Kratovë nga Sileksi me rezultatin 4:2. Ndërkohë në dy takimet tjera, Rabotniçki mundi Tikveshin me shifra minimale 1:0, përderisa ndeshja Bregallnica – Vardari u mbyll me barazim pa gola.

Xhiroja e radhës në Superligën e Maqedonisë së Veriut zhvillohet javën e ardhshme, ndërsa në mesjavë do të kemi derbi Shkëndija – Struga, ndeshje kjo e mbetur në kuadër të xhiros së dytë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori