LAJMI I FUNDIT:

Shkoi në SHBA për të ndjekur kolegjin, gjeti vdekjen pasi u sulmua nga peshkaqeni (Foto/Video)

Shkoi në SHBA për të ndjekur kolegjin, gjeti vdekjen pasi u sulmua nga peshkaqeni (Foto/Video)

Djaloshi nga Massachusetts, i cili gjeti vdekjen në një sulm nga një peshkaqen në Cape Cod, është identifikuar dhe përshkruar nga miqtë si ‘i ëmbël’ dhe ‘i përulur’.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Arthur Medici, 26 vjeç, u sulmua pasi ai ishte hipur në bordin e vëllait të të dashurës së tij të shtunën pasdite në Newcomb Hollow Beach në Wellfleet.


Ka qenë Shërbimi i Parkut Kombëtar të Cape Cod që ka raportuar se në orën 12:30 ai ishte rrëzuar nga bordi i tij dhe më pas i sulmuar nga peshkaqeni. Policia e ka identifikuar atë të shtunën mbrëma.

Pas sulmit, ai ishte dërguar në një spital të Cape Cod në Hyannis ku vdiq. Detajet e lëndimeve të tij nuk janë zbuluar ndërsa plazhi është mbyllur.

Siç bëhet e ditur Medici ka lindur në Brazil dhe kishte ardhur në Shtetet e Bashkuara dy vjet më parë për të ndjekur kolegjin.

Mediat shkruajnë se incidenti i së shtunës është viktima e parë e një sulmi të tillë në këtë vend, në më shumë se 80 vjet. /Telegrafi/