LAJMI I FUNDIT:

Shikoni si u nderua Maldini nga Athletic Bilbao (Video)

Shikoni si u nderua Maldini nga Athletic Bilbao (Video)

Athletic Bilbao nderoi legjendën italiane të futbollit, Paolo Maldinin.

Në një ceremoni të zhvilluar në “San Mames” përpara ndeshjes me Celta Vigon, ish-kapitenit të Milanit ju dha çmimi “One Man Club 2016”.


Këtë çmim, Athletic Bilbao e jep çdo vit për futbollistët që kanë luajtur gjatë tanë karrierës së tyre me një skuadër.

Maldini, në momentin që zbriti në fushën e “San Mames” për me marrë këtë çmim, ishte i shoqëruar nga legjenda baske Iribar, me ish-mbrojtësin italian që nuk i fshehu aspak lotët, i prekur nga ky nderim.

Kjo ngjarje pushtoi rrjetet sociale të tifozëve milanistë, sidomos të atyre që kanë mbështetë vazhdimisht Maldinin, të cilët, në mënyra të ndryshme theksojnë se në Spanjë ai vlerësohet, ndërsa në Milano është nënë totalisht në harresë.

Nuk janë të paktë ata që kërkojnë që Maldini të jetë në rolin e një drejtuesi të Milanit për me i dhanë sadopak jetë këtij klubi.

Paolo Maldini ka fituar me Milanin 5 Liga Kampionësh, 7 tituj kampionë të Italisë, 5 Superkupa Italiane, 5 Superkupa Europiane, 2 Kupa Interkontinentale dhe 1 Botëror për klube.

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Kalo në kategori