Pak minuta na ndajnë nga fillimi i derbit mes Arsenalit dhe Chelseat.

Tashmë lojtarët e të dy skuadrave ndodhën në stadiumin Emirates.


Shkodran Mustafi ishte një nga të parët që u fut në Emirates. Shkodran Mustafi ishte një nga të parët që u fut në Emirates.

Në mesin e tyre janë edhe dy shqiptarët Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, të cilët dukeshin shumë elegant me kostumet e skuadrës.

Xhaka shkëlqen në kostumin elegant të skuadrës, nuk është kot një nga më të adhuruarit nga tifozet e Topçinjve. Xhaka shkëlqen në kostumin elegant të skuadrës, nuk është kot një nga më të adhuruarit nga tifozet e Topçinjve.

Vlen të theksohet se Mustafi do të luajë nga minuta e parë, ndërsa Xhaka pritet të inkuadrohet në pjesën e dytë. /Telegrafi/