LAJMI I FUNDIT:

Shënoi dy gola ndaj Lokomotivës së Moskës, Mërgim Berisha në garë për lojtarin e javës në Ligën e Kampionëve

Shënoi dy gola ndaj Lokomotivës së Moskës, Mërgim Berisha në garë për lojtarin e javës në Ligën e Kampionëve

Tanimë kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së pestë në garën më të madhe evropiane për klube.

E në këtë xhiro të Ligës së Kampionëve, Mërgim Berisha ka qenë ndër lojtarët kryesorë këtë javë.

Ylli kosovar që luan me RB Salzburg, ka shkëlqyer këtë xhiro, ku i ka shënuar dy gola ndaj gjigantit rus, Lokomotivës së Moskës.

Salzburg mori një fitore të madhe në udhëtim 1-3, për të mbetur në garë për të kaluar në fazën e eliminimit direkt.

E falë paraqitjes së shkëlqyer me fanellën e gjigantit austriak, Mërgim Berisha është përfshirë në mesin e lojtarëve më të mirë të javës.

Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve e ka futur atë në listë prej katër lojtarësh të cilët po konkurrojnë për çmimin e lojtarit të javës.

Përveç suharekasit, në garë për ta fituar çmimin e javës janë edhe ylli i Interit, Romelu Lukaku, ai i Chelseat, Olivier Giroud si dhe turku i Istanbul Basaksehir, Irfan Kahveci.

22-vjeçari deri më tani ka shënuar katër gola në Ligën e Kampionëve, dy ndaj Lokomotivës së Moskës dhe dy të tjerë ndaj Bayern Munichut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori