LAJMI I FUNDIT:

Sharon Stone tregon për trajtimin që i bëri Hollywoodi pas sulmit në tru

Sharon Stone tregon për trajtimin që i bëri Hollywoodi pas sulmit në tru
Sharon Stone (Foto: Mark Mainz/Getty Images)

Aktorja e famshme amerikane, Sharon Stone, ka folur për një nga periudhat më të errëta në jetën e saj.

Në një intervistë për Variety, ajo ka treguar se sa të vështira ishin bërë gjërat pas sulmit në tru, kur iu desh të rikthehej sërish nga fillimi, teksa mësoi të shkruante, të fliste dhe të ecë përsëri, e në të njëjtën kohë u përballë me betejën ligjore për kujdestarinë e djalit të saj.

“Njerëzit më trajtuan në një mënyrë që ishte brutalisht e pasjellshme,” tha Stone. “Nga gratë e tjera në biznesin tim e deri te gjyqtarja femër që e trajtoi çështjen time të kujdestarisë, nuk mendoj se dikush mund të kuptojë se sa e rrezikshme është një sulm në tru dhe sa kohë të duhet për rikuperim. më deshën shtatë vjet”, ka thënë ajo.

Gjithashtu, biondja thotë se ishte ndër aktoret më të kërkuara, por sëmundja kishte ndikuar në humbjen e atij statusi.

“Në atë kohë isha aktorja më e kërkuar. Përpiqesha të funksionoja dhe të punoja normalisht, ndërkohë që e kisha marrë një hipotekë të re për shtëpinë në të cilën jetoja. I humba të gjitha që i kisha. Atëherë e humba statusin që e kisha në Hollywood”.

Ky tregim i saj në ceremoninë ‘Women’s Brain Health Initiative’ në Los Angelos, kishte për qëllim të ndante përvojën me të tjerët dhe t’i këshillonte ata.

“Nëse vërtet keni kokëdhimbje të madhe, duhet të shkoni në spital. Unë u paraqita tek mjekët në spital vetëm ditën e tretë pas goditjes në tru. Shumica e njerëzve vdesin në atë periudhë, kisha vetëm një për qind gjasa që të mbijetoja deri në operacion. Për një muaj nuk e kanë ditur nëse do të mbijetoja. Nuk e kisha ide se kisha qenë në gjendje aq të keqe, derisa lexova në gazeta”, ka thënë mes të tjerash 61-vjeçarja. /Telegrafi/

Sharon Stone (Foto: Mark Mainz/Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori