Shakira: Ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk mbështesin gratë e tjera

Këngëtarja kolumbiane, Shakira, ka folur gjerësisht për mesazhet që po promovon në turneun e saj botëror “Las Mujeres Ya No Lloran”, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Al Cielo Con Ella”.
Në këtë turne ajo prezanton një koncept simbolik që lidhet me forcën, vetë-dashurinë dhe solidaritetin mes grave.
Gjatë intervistës, Shakira u ndal veçanërisht te mesazhi i bashkëpunimit dhe mbështetjes mes grave, duke theksuar se nuk duhet të ekzistojë rivalitet, por ndihmë dhe respekt i ndërsjellë.

Sipas saj, gratë duhet të funksionojnë si një “tufë” që mbështet njëra-tjetrën, në vend që të konkurrojnë mes vete.
Ajo iu referua edhe një thënieje të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila ka thënë se “ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk mbështesin gratë e tjera”.
Shakira tha se ky parim është një nga shtyllat kryesore të filozofisë duke e lidhur atë me mesazhin e fuqizimit dhe solidaritetit femëror që ajo promovon në skenë.
Edhe pse nuk bëri deklarata të drejtpërdrejta për jetën e saj private, ajo la të nënkuptohej një referencë e tërthortë për ndarjen nga futbollisti Gerard Pique.
No wonder those who covet neighbor’s possessions ain’t shewolves, they merely are rats instead. pic.twitter.com/T8tv815aed
— 💎Hindi Silencio💎 (@hindisilencio) February 12, 2025
Ajo u shpreh se “ujkonjat nuk dëshirojnë pasurinë e fqinjëve të tyre”, një koment që u interpretua gjerësisht nga mediat si një mesazh i koduar për periudhën e saj personale dhe përvojat e fundit në jetën private. /Telegrafi/































































