Pasi që më paraqitjen e saj në New York ka madhëruar konferencën e Klintonit për iniciativë globale, një organizatë humanitare nën mbikëqyrjen e ish-presidentit amerikan, këngëtarja e famshme ka paralajmëruar që do të dhurojë 45 milionë dollarë për qëllime humanitare.

Nga këto, 40 milionë dollarë do të shkojnë për viktimat e Nikaraguas dhe Perusë, dy shteteve latino-amerikane që këtë vit u goditën nga uragani, respektivisht tërmeti.

5 milionë dollarë do të shkojnë për projekte të veçanta arsimore të dedikuara për fëmijët latino-amerikan, të cilët nuk kanë mundësi financiare të vazhdojnë shkollimin e rregullt.

Kolumbiania 30-vjeçare është e njohur për punën e saj humanitare, si dhe mban titullin e UNICEF-it si Ambasadore e Vullnetit të Mirë.