LAJMI I FUNDIT:

Setien me rekord pozitiv ndaj Real Madridit dhe Zidanes, i pamposhtur në Bernabeu

Setien me rekord pozitiv ndaj Real Madridit dhe Zidanes, i pamposhtur në Bernabeu

Quique Setien nuk ka humbur kundër Real Madridit në asnjërën nga tre vizitat e tij të fundit në Estadio Santiago Bernabeu.

Trajneri i sapoemëruar i Barcelonës regjistroi dy fitore radhazi ndërsa ishte në krye të Real Betis, ndërsa ai arriti një barazim sa ishte te Las Palmas.


Në sezonin 2016/17, kur Los Blancos fitoi të dy trofetë, La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, ishullorët po fitonin 3-1 deri në minutën e 86-të përpara se Cristiano Ronaldo të shënonte një dygolësh për t’i marr një pikë Realit.

Formacioni i Setien me tre mbrojtës që do të revolucionarizonte Barçën me qëllim që ta dominojë Evropën – Ndryshim roli për Messin
Lexo po ashtu Formacioni i Setien me tre mbrojtës që do të revolucionarizonte Barçën me qëllim që ta dominojë Evropën – Ndryshim roli për Messin

Fitorja e parë e Setien në Bernabeu erdhi në sezonin pasues me Betisin, i cili rrëmbeu një fitore të minutës së fundit 1-0 me një gol nga Antonio Sanabria.

Setien duke festuar një fitore ndaj Realit (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Një vit më vonë, skuadra andaluziane mundi Los Blancos 2-0 me gola të Loren Moron dhe Jese Rodriguez në atë që ishte ndeshja e fundit e Setien si trajneri i tyre.

Sa shumë armiq ka trajneri i ri i Barcelonës – nga Simeone te Pellegrino, thumbimet e tij për ‘timonierët’ kundërshtarë
Lexo po ashtu Sa shumë armiq ka trajneri i ri i Barcelonës – nga Simeone te Pellegrino, thumbimet e tij për ‘timonierët’ kundërshtarë

Ndërkohë, Setien qëndron mirë edhe në betejën kokë më kokë kundër trajnerit të Mbretërve, Zinedine Zidane.

Trajneri i ri i Barçës ka regjistruar një rekord të ekuilibruar: me dy fitore, dy barazime dhe dy humbje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori