Trajneri i ri i Barcelonës, Quique Setien thuhet se do të fillojë revolucionin te Barcelona, duke filluar nga rreshtimi apo formacioni.

Gjatë të hënës, Barcelona njoftoi largimin e Ernesto Valverdes nga detyra e trajnerit, ndërsa në vend të tij emëruarn Quique Setien.

Ish-trajneri i Real Betisit ka qenë edhe në të kaluarën në radarin e katalunasve, por vetëm tani arriti të jetësojë marrëveshjen me klubin nga Camp Nou.

Dhjetë gjërat që duhet t’i dini për trajnerin e ri të Barcelonës, të sapoemëruarin Quique Setien Dhjetë gjërat që duhet t’i dini për trajnerin e ri të Barcelonës, të sapoemëruarin Quique Setien

Ardhja e Setien shihet me pozitivitet të madh te klubi, por edhe tek tifozët e Barcelonës.

Gazeta spanjolle AS ka bërë një rishikim për karrierën e trajnerit të ri dhe sipas tyre Setien preferon skemën me tre mbrojtës.

Setien gjatë prezantimit (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Nëse ky formacion me tre mbrojtës përdoret te Barça, ky do të ishte formacioni titullar:

Dhjetë gjërat që duhet t’i dini për trajnerin e ri të Barcelonës, të sapoemëruarin Quique Setien Dhjetë gjërat që duhet t’i dini për trajnerin e ri të Barcelonës, të sapoemëruarin Quique Setien

Portier do të vazhdonte të mbetej Marc-Andre ter Stegen, ndërsa në mbrojtje do të renditeshin Gerard Pique, Samuel Umtiti dhe Clement Lenglet.

Nga krahët do të luanin Jordi Alba dhe Nelson Semedo, në mesfushë Sergi Busquets, Frenkie De Jong dhe Lionel Messi, i cili do të kishte rol të ri.

Sulmi do të përbëhej nga Antoine Griezmann dhe Luis Suarez. /Telegrafi/