LAJMI I FUNDIT:

Schick: S’kam pasur kurrë probleme serioze në zemër, do doja një transferim te Reali, Barça apo Unitedi

Schick: S’kam pasur kurrë probleme serioze në zemër, do doja një transferim te Reali, Barça apo Unitedi
ROME, ITALY - SEPTEMBER 01: AS Roma new player Patrik Schick looks on during the friendly match between AS Roma and Chapecoense at Olimpico Stadium on September 1, 2017 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Sulmuesi i Romës, Patrik Schick, në një intervistë për ‘Reporter’ ka zbuluar shumë gjëra interesante për të kaluarën, tashmen dhe ardhmen.

21-vjeçari ka folur për dështimin e testeve mjekësore te Juventusi, pastaj kalimin te klubi romak dhe të ardhmen e tij.


Patrik Schick duke festuar golin ndaj Crotones – Foto: Getty Images

“Në fund të sezonit të kaluar kisha shumë oferta, ato që më pëlqyen më shumë ishin nga Torino, Milano dhe Roma. Kam zgjedhur Juventusin, më është kërkuar nga Nedvedi”.

“Për vizitat mjekësore te Juve? E dija që nuk ishte serioze, ishte një kompikim në zemër që e kisha kaluar. Isha mirë, e dija që më duhej vetëm kohë për të pushuar dhe gjithçka do i rikthehej normalitetit, por Juve pastaj vonoi transferimin tim. Pasi u ktheva nga pushimet, agjenti im Paska më tha që duhet të kthehesha në Torino për teste tjera. I thash se nuk do shkoj askund, isha pak i zemëruar”.

“Transferimi te Roma? Në mes të korrikut, klauzola 25 milionë euro nuk ishte valide, kjo pasi presidenti i Romës më tha se dëshironte më shumë nga kartoni im. Dhe ja kështu u shita për 40 milionë te Roma. Këtu më ka këshilluar Kolarov, më ka thënë që të harrojë shpejt çmimin tim, të qëndroj i qetë dhe çdo gjë do të shkojë mirë”.

“E ardhmja? Shpresoj që në vitet e ardhshme të transferohem në një klub më të mirë. Është një motivacion që më ka ndihmuar gjithmonë’.

“Por, ku? Nuk e di nëse do arrij më lart kështu, por shpresoj të jem në planet e klubeve si Real Madrid, Barcelona apo Manchester United”, ka thënë Schick. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori