LAJMI I FUNDIT:

Salma Hayk nderohet me yll në “Walk of Fame”, në Hollywood

Salma Hayk nderohet me yll në “Walk of Fame”, në Hollywood

Salma Hayek ka një arritje të re në karrierë, pasi të premten (19 nëntor)  u nderuar me yll në bulevardin e famshëm të Hollywood “Walk Of Fame”.

55-vjeçarja fituese e çmimit Oscar pranoi yllin, e veshur me një fustan mahnitës të zi në linjë me zbukurime me diamant në pjesën e gjoksit.


Hayek u shoqërua në ceremoni nga bashkëshorti i saj biznesmen, François-Henri Pinault, 59 vjeç dhe vajza e tyre 14-vjeçare, Valentina Paloma.

Foto: Getty Images

Pjesë e ceremonisë ishin edhe kolegu i saj, Adam Sandler dhe regjisorja e filmit të saj të publikuar së fundmi në Marvel “Eternals”, Chloe Zhao.

Veshja elegante e zgjedhur e Salmës vinte në pah dekoltenë e saj të famshme, me një prerje asimetrike që ishte më e gjatë në pjesën e pasme dhe më e shkurtër në pjesën e përparme.

Foto: O’Connor

Ylli i Frida-s kompletoi dukjen e saj me një palë taka të zeza me platformë, ajo dukej klasike me flokët e saj brune të valëzuara që i binin mbi supe, shkruan DailyMail.

Foto: REX

Sandler, i cili portretizoi burrin e Salmës në filmin komedi “Grown Ups” dhe vazhdimin e tij, doli në podium për të kujtuar kohën e tij të kaluar me aktoren gjatë xhirimeve.

Zhao mbajti një fjalim të ngjashme, por me një perspektivë më të freskët duke qenë se filmi i tyre “Eternals” u shfaq vetëm së fundmi në kinema.

Foto: Getty Images

Pas kësaj, Salma e pranoi me dashamirësi nderin e saj dhe mbajti po ashtu një fjalim para turmës së të pranishmëve.

“Të gjithë fansat e mi të dashur, nëse pyesni veten se çfarë më dha guximin për të qëndruar, unë them se ishit ju, sepse megjithëse studiot nuk më njihnin këtu në Hollywood, të gjithë latinët në Shtetet e Bashkuara e dinin se kush isha. Ata e kuptuan që unë erdha këtu me ëndrra si ata”, u shpreh aktorja.

Foto: Getty Images

“Mbaj mend që studioja më thoshte shumë herë: “Pse nuk kthehesh te telenovela (meksikane)? Nuk do të gjesh kurrë punë këtu. Kështu që unë thashë, ‘Askush nuk më do mua këtu. Më duan në vendin tim”, vazhdoi tutje ajo.

“E vetmja gjë për të cilën qëndrova ishte për dashurinë e kinemasë”, shtoi aktorja teksa reflektonte për kohën e saj të vështirë për t’u përshtatur me jetën në Amerikë pasi u transferua nga Meksika.

Foto: O’Connor

Karriera e Salmës nisi në vitin 1989 kur ajo u përfshi në telenovelën “Teresa”.

Pas kësaj, ajo siguroi role në “Desperado “të vitit 1995, “From Dusk Till Daën” dhe “Wild Wild West”, në të cilat ajo luajti përballë Will Smith.

Foto: REX

Në vitin 2003, mori një nominim për Oscar për aktoren më të mirë për portretizimin e artistes meksikane Frida Kahlo në filmin “Frida”.

Salma u martua me bashkëshortin e biznesmenit francez Francois-Henri në vitin 2009, çiftin në vitin 2007 u bën prindër të një vajze. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision:

Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë

Magazina
Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra - gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj

Magazina
“Skena apokaliptike” në Dubai, Adelina Tahiri sjell pamjet nga reshjet dhe përmbytjet masive

“Skena apokaliptike” në Dubai, Adelina Tahiri sjell pamjet nga reshjet dhe përmbytjet masive

Magazina
Kalo në kategori