LAJMI I FUNDIT:

Sali Berisha flet për Luizin dhe Kiarën në emisionin “Opinion”: Të trashëgohen dhe jetë të lumtur

Sali Berisha flet për Luizin dhe Kiarën në emisionin “Opinion”: Të trashëgohen dhe jetë të lumtur

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka qenë i ftuar të enjten në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.

Mes shumë temave politike, ai ka diskutuar edhe për dy prej personazheve më të diskutuar të momentit në shoubizin shqiptar: Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.


Në një dialog me Lorenc Vangjelin, ai ka shfrytëzuar rastin që t’i urojë çiftin për “martesën” e tyre që zhvilluan brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

“A mund t’i themi Kiarës dhe Luizit të trashëgohen dhe jetë të lumtur?!”- tha ai ndërsa i pyetur nëse i ka shkruar letër Luizit vazhdoi: “Jo, secili ka diellin e vet. Unë nuk ndërhy në atë shou por një urim për martesën është gjëja më normale”, tha Berisha.

Për Luizin, kreu i PD-së kishte folur edhe më parë në një emision televiziv, kur ishte pyetur nga Sonila Meço.

Maestro nuk ka njohuri që Jugosllavia është shpërbërë, thotë se Kosova kufizohet me të
Lexo po ashtu Maestro nuk ka njohuri që Jugosllavia është shpërbërë, thotë se Kosova kufizohet me të

“Është një demokrat i njohur në të gjitha qëllimet e tij, me një energji të pashtershme, siç e dëshmon. Një mjeshtër në marrëdhëniet publike, në fushën e shoubiz. Dhe natyrisht ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa me një shpejtësi të jashtëzakonshme”, kishte thënë Sali Berisha pak javë më parë.

Luizi dhe Kiara përndryshe këtë javë kanë organizuar një dasmë të improvizuar brenda shtëpisë së BBVA. /Telegrafi/

@fieriweb.com “Dasma” më e ndjekur në Shqipëri, edhe Sali Berisha uron çiftin Kiara- Luiz #viral #tiktokindia #fier #albania #tiktokalbania #funnyvideos #funnyvideos #kosovatiktok #meluizin #kiaratito #saliberisha ♬ original sound – FIERI WEB

Në trend Magazina

Më shumë

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Magazina
Kalo në kategori