Mohamed Salah ka folur pas fitimit të trofeut të Ligës së Kampionëve me Liverpoolin.

Liverpooli mposhti në finalen e sivjetme Tottenhamin me rezultat 2-0 në Wanda Metropolitano të Madridit.

Golat në këtë fitore të ekipit të Jurgen Klopp u shënuan nga Mohamed Salah (2′) dhe Divock Origi (88′).

Liverpooli kampion i Evropës – sundon Tottenhamin në Madrid për trofeun e gjashtë në histori Liverpooli kampion i Evropës – sundon Tottenhamin në Madrid për trofeun e gjashtë në histori

Pas fitores së trofeut ka folur Salah, i cili ka thënë se është shumë i lumtur me këtë fitore pasi ka sakrifikuar shumë në karrierë, ndërsa i ka dhënë merita gjithë ekipit.

Festa pas golit të Salahut (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

“Të gjithë janë të lumtur tani, jam i kënaqur që luajta finalen e dytë radhazi dhe luajta 90 minuta më në fund”, ka thënë fillimisht Salah për BT Sport pas ndeshjes.

Gjithçka që ndodhi në finalen e Ligës së Kampionëve, duke i përfshirë 24 orët e fundit Gjithçka që ndodhi në finalen e Ligës së Kampionëve, duke i përfshirë 24 orët e fundit

“Të gjithë bënë më të mirën e tyre sot, nuk ka paraqitje të mëdha individuale sot, i gjithë ekipi ishte i pabesueshëm”.

“Ne do të shohim VAR-in në sezonin e ardhshëm [në Ligën Premier], por më pëlqen qysh tani!”

“Kam sakrifikuar shumë për karrierën time, që kam ardhur nga një fshat për të shkuar në Cairo dhe të jem një egjiptian në këtë nivel është e pabesueshme për mua”, përfundoi ylli i Liverpoolit. /Telegrafi/