LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka që ndodhi në finalen e Ligës së Kampionëve, duke i përfshirë 24 orët e fundit

Gjithçka që ndodhi në finalen e Ligës së Kampionëve, duke i përfshirë 24 orët e fundit
(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Tottenham Hotspur dhe Liverpool zhvillojnë finalen e 64 me radhës të garës më të madhe evropiane për klube – Liga e Kampionëve. Wanda Metropolitano në Madrid është arena e kësaj superpërballjeje të dy skuadrave angleze që janë në kërkim të trofeut më të madh që mund ta fitojë një klub.

Kjo është finalja e parë në histori të Spursave dhe e nënta për Redsat (pesë herë e kanë fituar), të cilët luajtën në finale edhe në edicionin e kaluar, por humbën nga Real Madridi.


Është e treta herë që Jurgen Klopp ndodhet në finale (një herë ka qenë me Borussia Dortmundin dhe vitin e kaluar me Liverpoolin), derisa Mauricio Pochettino e ka bërë historinë duke arritur për herë të parë në këtë fazë dhe njëherësh duke e kualifikuar Tottenhamin për herë të parë në histori të klubit.


Me një mbulim të veçantë, Telegrafi do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për të gjitha detajet lidhur me finalen e Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/2019.


01/06/2019 22:57

LIVERPOOLI ËSHTË KAMPIONI I EVROPËS

Liverpooli e ka mposhtur Tottenham Hotspurin (2-0) në Wanda Metropolitano në Madrid, për ta fituar Ligën e Kampionëve për të gjashtën herë në histori të klubit.

Spursat duhet të kënaqen më kualifikimin historik në finale dhe të shpresojnë që ndonjëherë në të ardhmen ta përsërisin këtë sukses.


LEXOJENI RAPORTIN E PLOTË>>>

(Foto: Samuel de Roman/Getty Images/Guliver)
01/06/2019 22:49

Tottenham 0-2 Liverpool, dhe gjithçka merr fund

87′ Goooool… Liverpooli e ka vulosur fitoren dhe tashmë është kampioni Evropës.

Zëvendësuesi fantastik, Divock Origi, e ka shënuar golin e dytë duke e vulosur fitoren e Redsave.


(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)
01/06/2019 22:48

Sipas njoftimit të mediave angleze, në stadium janë prezentë 52.212 tifozë.

01/06/2019 22:44

Reagimet interesante të Mourinhos dhe Wengerit, pasi tifozët e Liverpoolit këndojnë YNWA

Jose Mourinho dhe Arsene Wenger kanë mbetur të mahnitur nga koreografia e tifozëve të Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham Hotspur.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË>>>


01/06/2019 22:43

82′ Fernando Llorente zë vendin e Dele Allit.

01/06/2019 22:31

69′ Liverpooli rrezikon ta dyfishojë epërsinë. Mohamed Salah pasoi te James Milner, i cili nuk u tregua i saktë.

01/06/2019 22:28

66′ Lucas Moura inkuadrohet në vend të Harry Winks. Tifozët e Tottenhamit tash mund të shpresojnë.

01/06/2019 22:27

Vazhdon epërsia e Liverpoolit

’65 Liverpooli vazhdon të jetë në epërsi me golin e Mohamed Salah (2′) të shënuar nga pika e bardhë. Tottenhami po përpiqet të shënojë në pjesën e dytë, mirëpo deri më tani nuk ka pasur sukses.

Momenti i golit të Mohamed Salah (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)
01/06/2019 22:24

Statistikat pas një ore lojë

Tottenham Hotspur

Liverpool

Posedimi i topit 62% 38% Posedimi i topit
Saktësia e pasimeve 80% 68% Saktësia e pasimeve
Gjuajtje nga këndi 4 6    Gjuajtje nga këndi
Sulme të rrezikshme 21 27  Sulme të rrezikshme
Tentime të përgjithshme 5 10  Tentime të përgjithshme
Në kuadrat të portës 3 2   Në kuadrat të portës
Jashtë kuadratit të portës 2 3   Jashtë kuadratit të portës
Bllokime 0 5   Bllokime
Kartonë të verdhë 0 0   Kartonë të verdhë
Kartonë të kuq 0 0   Kartonë të kuq
01/06/2019 22:20

Ndryshimi parë në lojë

58′ Divock Origi inkuadrohet në vend të Roberto Firminos.

01/06/2019 22:17

Tottenhami po e kërkon golin

Tottenham Hotspur e ka nisur fuqishëm pjesën e dytë në përpjekje që ta shënojë golin e barazimit.

01/06/2019 22:16

E kualifikoi Tottenhamin në finale të LK-së, por Moura sonte po qëndron në bankën rezervë

Lucas Moura është duke qëndruar në bankën rezervë në finalen e Ligës së Kampionëve në mes të Tottenham Hotspurit dhe Liverpoolit.

Spurs janë duke humbur nga The Reds 0-1 me golin e shënuar në minutën e dytë nga Mohamed Salah, pasi Moussa Sissoko preku topin me dorë në zonën e rreptësisë. Por, Mauricio Pochettino është duke u kritikuar jashtë mase, pasi e ka lënë Lucas Mouran në bankën rezervë.


Sulmuesi brazilian arriti që ta kualifikonte Tottenhamin në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi kishte shënuar het-trik Ajaxit për rezultatin e përgjithshëm 3-3.

01/06/2019 22:12

Vetëm 11 prekje të topit, Harry Kane me statistika më të dobëta në pjesën e parë

Harry Kane duket se nuk është plotësisht i gatshëm, pasi po has në vështirësi në fushë, shkaku i lëndimit që ka pësuar javë më parë.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË >>>


01/06/2019 22:06

Pjesa e dytë

Fillon pjesa e dytë e supersfidës finale të Ligës së Kampionëve.

Liverpooli është në epërsi me golin e Mohamed Salah të shënuar nga penalltia.


01/06/2019 22:05

Pronari i Liverpoolit, John W Henry dhe legjendat e klubit, Kenny Dalglish dhe Ian Rush, janë detyruar t’i lënë makinat në rrugë për shkak të komunikacionit të dendur deri te stadiumi Wanda Metropolitano.

Treshja e klubit shkuan në këmbë deri në stadiumin e Atletico Madridit, aty ku The Reds do ta zhvillojnë finalen ndaj Tottenham Hotspurit.


Pronari i Liverpoolit dhe dy legjendat e klubit kanë ecur për 10 minuta nëpër rrugë, pasi komunikacioni në Madrid ishte i bllokuar.

Të përcjellë nga qindra tifozë, Hendry, Dalglish Dhe Rush arrtën me kohë që të futeshin në stadium, por me gjasë të stërlodhur nga rruga për në Wanda Metropolitano.

01/06/2019 21:59

Tifozët e Liverpoolit u argëtuan me këngën e Dua Lipës

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, ata shihen duke u argëtuar me hitin e Dua Lipës, “One Kiss”.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË >>>


01/06/2019 21:55

Momenti më i bukur nga pjesa e parë

Femra me bikini merr vëmendjen pasi ndërpreu ndeshjen finale Tottenham-Liverpool, për fotografi tjera kliko KËTU

Femra me bikini që pushoi fushën e finales (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)
01/06/2019 21:53

Statistikat pas pjesës së parë, Tottenham 0-1 Liverpool

Tottenham Hotspur

Liverpool

Posedimi i topit 61% 39% Posedimi i topit
Saktësia e pasimeve 80% 66% Saktësia e pasimeve
Gjuajtje nga këndi 2 6    Gjuajtje nga këndi
Sulme të rrezikshme 12 21  Sulme të rrezikshme
Tentime të përgjithshme 2 8   Tentime të përgjithshme
Në kuadrat të portës 0   Në kuadrat të portës
Jashtë kuadratit të portës 2 3   Jashtë kuadratit të portës
Bllokime 0 3   Bllokime
Kartonë të verdhë 0 0   Kartonë të verdhë
Kartonë të kuq 0 0   Kartonë të kuq
01/06/2019 21:37

Statistikat pas 30 minutave të para

Tottenham Hotspur

Posedimi i topit: 61%
Saktësia e pasimeve: 80%
Gjuajtje nga këndi: 1
Sulme të rrezikshme: 8
Tentime të përgjithshme: 1
Në kuadrat të portës: 0
Jashtë kuadratit të portës: 1
Bllokime: 0
Kartonë të verdhë: 0
Kartonë të kuq: 0

Liverpool

Posedimi i topit: 38%
Saktësia e pasimeve: 64%
Gjuajtje nga këndi: 3
Sulme të rrezikshme: 14
Tentime të përgjithshme: 4
Në kuadrat të portës: 1
Jashtë kuadratit të portës: 2
Bllokime: 1
Kartonë të verdhë: 0
Kartonë të kuq: 0


01/06/2019 21:33

Goli në fillim të ndeshjes i vendosi tri statistika brilante për Salahun

Liverpooli është duke udhëhequr 1-0 ndaj Tottenham Hotspurit në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve që po zhvillohet në Wanda Metropolitano.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË >>>


Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori