LAJMI I FUNDIT:

Mediat angleze raportojnë se policia spanjolle i ka sulmuar tifozët e Tottenhamit

Mediat angleze raportojnë se policia spanjolle i ka sulmuar tifozët e Tottenhamit

Të premten mbrëma janë parë disa skena të pahijshme në Madrid, pasi mësohet se 50 tifozë të Tottenham Hotspurit janë sulmuar nga policia e Spanjës para finales së Ligës së Kampionëve.

Një video e publikuar ka bërë bujë në rrjetet sociale, pasi aty shihet se si policët spanjollë sulmojnë tifozët e skuadrës angleze gjersa po qëndronin në një lokal.

Sipas mediave në Angli, tifozët e Tottenhamit ishin paralajmëruar nga policia e Spanjës se duhej të largoheshin nga lokali, por më pastaj filluan t’i sulmonin ata, nën arsyetimin se po e prishin qetësinë publike.

“Atmosferë brilante në një natë në Madrid, por disa skena në mes të policisë dhe tifozëve në lokal, afër ‘Puerta de Sol’. Oficerët me shkopinj gome kanë sulmuar tifozët, duke i detyruar të shpërndahen, ndërsa tifozët e Tottenhamit i kanë akuzuar ata për sulm të qëllimshëm”, ka raportua korrespodenti i The Telegraph.

Por, policia spanjolle ka reaguar menjëherë, duke thënë se tifozët e Tottenhamit i kanë sulmuar ata të Liverpoolit me gjësende të forta.

Policia e Madridit kap grupin e organizuar kriminal - shtireshin si pjesëtarë të sigurimit, shitnin bileta fals dhe vidhnin bileta të finales së LK
Lexo po ashtu Policia e Madridit kap grupin e organizuar kriminal - shtireshin si pjesëtarë të sigurimit, shitnin bileta fals dhe vidhnin bileta të finales së LK

“Ne kemi ndërhyrë në mes të dy tifozerive, pasi ata të Tottenhamit kishin sulmuar të Liverpoolit me gjësende të forta dhe është dashur që t’i detyrojmë ata të shpërndahen dhe situata ka kaluar e qetë”, i ka thënë një polic gazetarit të The Telegraph. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori