Edicioni 2018/19 në Ligën e Kampionëve është drejt fundit, pasi ka mbetur të luhet vetëm edhe finalja e madhe.

Dy skuadrat angleze Tottenham Hotspur dhe Liverpool do të përballen në finalen e Madridit me shpresën për ta fituar trofeun më të çmuar evropian për klube.

Televizioni BT Sport ka publikuar sondazhin e tyre ku kanë votuar mbi 1,5 milionë tifozë për formacionin e vitit në Ligën e Kampionëve.

Finalisti i sivjetmë Liverpool përfaqësohet me më së shumti futbollistë, ku në formacion janë gjashtë prej tyre.

Befasia më e madhe e këtij edicioni ishte Ajax, ndërsa në formacionin më të mirë janë votuar dyshja e tyre Frenkie De Jong dhe Matthijs de Ligt.

Barcelona, Tottenham Hotspur si dhe Manchester City kanë nga një përfaqësues në formacionin më të mirë.

Përqindjen më të madhe të votave dy yjet e Liverpoolit, Trent Alexander – Arnold si dhe Virgil Van Dijk.

Formacioni më i mirë i Ligës së Kampionëve sipas tifozëve:

Alisson, Alexander – Arnold, Vand Dijk, De Ligt, Robertson, De Jong, Wijnaldum, Bernardo Silva, Messi, Mane, Lucas Moura. /Telegrafi/