LAJMI I FUNDIT:

Sozia e Jurgen Kloppit i befason tifozët e Liverpoolit në Madrid

Sozia e Jurgen Kloppit i befason tifozët e Liverpoolit në Madrid

Ashtu siç pritej, një numër i madh i tifozëve të Liverpoolit kanë udhëtuar në Madrid për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Tottenham Hotspurit.

Dhjetëra video janë publikuar në rrjetet sociale nga festa e tifozëve të të dyja skuadrave në Madrid, para finales që do të fillojë sot (1 qershor) nga ora 21:00 në Wanda Metropolitano.


Por, tifozët e Liverpoolit ishin zënë për një moment në befasi, pasi një person që ngjante shumë trajnerit Jurgen Klopp, ishte futur mes turmës.

Tifozët e ‘The Reds’ kishin filluar menjëherë të incizonin dhe të bënin fotografi me të, pasi fillimisht menduan se është trajneri gjerman, por më pas e kuptuan se është një sozi e tij, sidoqoftë ishte argëtuese.

Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, pasi personi në fjalë i ngjan shumë Kloppit, e që ka zgjuar interesim jo vetëm te tifozët, por edhe te mediat botërore.

Por, nga ora 21:00, vëmendja do të jetë në stadiumin e Atletico Madridit, Wanda Metropolitano, pasi Tottenhami dhe Liverpooli do ta kërkojnë trofeun më të madh për klube në Evropë. /Telegrafi/