LAJMI I FUNDIT:

Super-kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve dhe shënuesit në finale

Super-kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve dhe shënuesit në finale
Trofeu i Ligës së Kampionëve (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Super-kompjuteri i SportNation.Bet ka parashikuar Liverpoolin si fitues të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve kur ata përballen me Tottenham Hotspur në finalen e këtij viti.

Reds nuk e kanë fituar çmimin më të madh të futbollit evropian që prej fitores së tyre të paharrueshme të vitit 2005, i cili i pa ata të bënin një rikthim të jashtëzakonshëm për të tronditur Milanin.

Ata u mposhtën 3-1 në vitin e kaluar në Kiev nga Real Madridi pasi dy gabime të mëdha nga portieri Loris Karius.

Fenomeni Ronaldo mbështet Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Fenomeni Ronaldo mbështet Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve

Megjithatë, gjiganti anglez është rikthyer edhe këtë sezon në finale të Ligës së Kampionëve ku do të përballen të shtunën mbrëma me Tottenhamin.

Sipas super-kompjuterit të SportNation.Bet, klubin nga Anfield do të shënoj fitore në finale dhe do ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Liverpooli është parashikuar si fitues (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Ky kompjuter pretendon se Reds kanë 65 për qind shans për të fituar, ndërsa Tottenhami me 35 për qind.

Mjeti ka parashikuar gjithashtu edhe golashënuesit, ku Mohamed Salah shihet si favoriti kryesor për të shënuar në finale, ndërsa pas tij vjen Harry Kane.

Salah favorit për të shënuar në finale (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Super-kompjuteri favorizon Liverpoolin në finale të Ligës së Kampionëve, me llogaritjet që tregojnë se Reds kanë diçka më shumë”.

“Algoritmi është i vetëdijshëm për rekordet e Liverpoolit ndaj Spurs, por edhe origjina e famshme evropiane e Reds duhet të jetë gjithashtu një faktor, që do të thotë që Klopp duket i destinuar të fitojë trofeun”, ka thënë një zëdhënës i SportNation.Bet.

Përqindjet e finales së Ligës së Kampionëve

Për të fituar trofeun

Liverpool – 65%

Tottenham – 35%

Metoda e fitores

Liverpool në kohë të rregullt – 55%

Tottenham në kohë të rregullt – 23%

Liverpool në kohë shtesë – 10%

Tottenhami në kohë shtesë – 6%

Penalltitë – 8%

Golashënuesit e mundshëm

Mohamed Salah – 40% shanse për të shënuar

Harry Kane – 33% shanse për të shënuar

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori