Sonte, gjithë futbolldashësit sytë do t’i kenë drejt Madridit. Është momenti i finales së Ligës të Kampionëve.

Tottenham Hotspurs dhe Liverpooli do të takohen për trofeun në Wanda Metropolitano të Madridit.

Por, ky do të jetë edhe një ballafaqim mes dy trajnerëve – Jurgen Kloppit të The Reds si dhe Mauricio Pochettinos së “Gjelave”.

Jurgen Klopp dhe Mauricio Pochettino (Foto by Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Për Gjermanin kjo është hera e tretë që gjendet në finale të Ligës së Kampionëve gjersa për argjentinasin, rasti i parë në karrierë.

Statistika, analizë dhe parashikim: Tottenham - Liverpool Statistika, analizë dhe parashikim: Tottenham - Liverpool

Pochettino skuadrën londineze e ka drejtuar në 275 ndeshje, ku 56 për qind prej tyre është ndarë si fitues.

Klopp, në anën tjetër ka drejtuar 207 skuadrën e kuqe dhe ka një bilanc prej 57 për qind të triumfeve.

Fakte interesante rreth ballafaqimeve mes Tottenhamit dhe Liverpoolit Fakte interesante rreth ballafaqimeve mes Tottenhamit dhe Liverpoolit

Më poshtë janë disa të dhëna krahasuese për të dy trajnerët e finales së sotme që duhet të startojë në ora 21:00. /Telegrafi/