eksperti ad

Pjesëtari i Policisë së Kosovës i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40 është goditur me veturë nga një shtetas i Shqipërisë në pikë kalimin kufitar në Morinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur gjatë kohës kur polici ishte duke patrulluar në këmbë pranë pikë-kalimit kufitar dhe në një moment ka tentuar të kalojë rrugën, kur është goditur nga një veturë.


"Me datë 29.06.2026, në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 02:30, në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, Komuna e Prizrenit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e këmbësorit. Viktima është zyrtar policor R.G., 59 vjeçar i angazhuar në detyrë në pikën kufitare në Vërmicë. Aksidenti ka ndodhur gjatë kohës kur polici ishte duke patrulluar në këmbë pranë pikë-kalimit kufitar dhe në një moment ka tentuar të kalojë rrugën. Në atë çast, nga drejtimi Prizren – Vërmicë, ka ardhur një automjet i cili, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, e ka goditur viktimën me pjesën e përparme të automjetit. Si pasojë, këmbësori ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes", thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalur prokurori kujdestar, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor të Prizrenit (NJRTRR) si dhe ekipi i emergjencës të cilët edhe kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.

"Me urdhër të prokurorit, kufoma është dërguar në IML për autopsi, ndërsa ngasësi i automjetit të dyshuar, D.D., mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë, është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Rasti i referohet Prokurorisë Themelore në Prizren". /Telegrafi/