Polici humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Morinë, dyshohet se u godit nga një veturë


Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën tragjikisht në orët e para të mëngjesit në Pikën Kufitare në Morinë.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët, të cilët kanë njoftuar se viktima është Rexhep Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas njoftimit të familjes, ai humbi jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në vendin e punës.
“Sipas informatave të para, ai kishte dalë për të marrë ajër të pastër kur u godit nga një veturë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga familjarët.
Për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit, familja ka bërë të ditur se do të njoftojë më vonë.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje zyrtare lidhur me rrethanat e aksidentit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































