LAJMI I FUNDIT:

SafeJournalists: I dënojmë kërcënimet me vdekje dhe fyerjet seksiste ndaj gazetares Tanja Milevska

SafeJournalists: I dënojmë kërcënimet me vdekje dhe fyerjet seksiste ndaj gazetares Tanja Milevska

Platforma rajonale për përfaqësim të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve „SafeJournalists“, e cila parqet më shumë se 8.200 profesionistë mediatikë në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet anëtarit të saj Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë në dënimin për kërcënimet kundër gazetares Tanja Milevskës.

Tanja Milevska, përkujtojnë nga rrjeti, është gazetare dhe korrespondente në MIA (Agjencia Informative Mediatike), e cila ka marrë kërcënime me vdekje dhe fyerje seksiste në Tuiter, ndërsa më vonë edhe në Fejsbuk, për shkak të qëndrimeve të saj publike të shprehura në rrjetet sociale. Rasti është paraqitur në polici, por deri më tani nuk janë ngritur akuza.


Rrjeti, gjithashtu, përkujton se gjatë muajit maj janë vërejtur ter raste të kërcënimeve përmes Internetit (ndaj Mishko Ivanovit, Aneta Dodevskës dhe Natasha Stojanovskës) dhe ende këro raste ende nuk janë zgjidhur.

Rrjeti, i cili është formuar në vitin 2016 dhe të cilin janë anëtarë Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë, Shoqata e Gazetarëve të BeH-së, Sindikata e Mediave të Malit të Zi, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Shoqata e Gazetarëve të Kosovës dhe Shoqata e Gazetarëve të Kroacisë, gjithashtu, thekson se për këto raste do t’i informojë organizatat dhe institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare relevante, duke treguar se çdo sulm mbi gazetarët është sulm mbi interesin publik, demokracinë dhe të drejtave të gjithë qytetarëve.

Nga rrjeti përkujtojnë se më 11 korrik, Milevska në rrjetet sociale ka marrë dhjetëra kërcënime verbale, gjuhë të urrejtjes dhe kërcënime me përdhunim, pasi ajo në Tuiter ka vendosur pyetje nëse kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbani dhe Partia Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian e njohin ndryshimin kushtetues së emrit zyrtar të shtetit.

Shoqatave e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ashpër e dënoi gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet e drejtpërdrejta për jetë të Milevkës dhe i përkujtoi Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë Publike se këto vepra janë përfshirë me Kodin penal dhe duhet të veprohet mbi ato.

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori