Qyteti i Shkupit do të dhurojë 20.000 euro për Venezuelën


Qyteti i Shkupit ka ndarë 1.200.000 denarë ndihmë financiare për t'u përballur me pasojat e tërmetit në Venezuelë, njoftoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski.
"Shkupi e di shumë mirë se çfarë do të thotë dhimbje pas një tërmeti shkatërrues. Qyteti ynë e mbart atë plagë thellë në historinë e tij, por mbart edhe mesazhin më të fortë, se kur është më e vështirë, njerëzimi duhet të jetë më i zhurmshmi. Pas tërmetit katastrofik në vitin 1963, Shkupi nuk u la vetëm. Bota dha një dorë, njerëz nga të gjitha kontinentet ndihmuan qytetin të rilindë nga rrënojat, dhe ndër vendet e para që i qëndruan pranë me ndihmë dhe solidaritet ishte Venezuela. Shkupi nuk e harron këtë.
Prandaj, sot, kur populli i Venezuelës po përballet me pasojat e tërmetit, Qyteti i Shkupit përgjigjet me humanizëm, respekt dhe mbështetje", thotë Gjorgievski.
Ai shpreh gjithashtu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe uron shërim të shpejtë të plagosurve.
"Mendimet tona janë me të gjithë qytetarët që po kalojnë këto momente të vështira. Shkupi u ndërtua nga solidariteti i botës, ndër të cilët ishte edhe Venezuela. Kjo është arsyeja pse Shkupi është një qytet botëror sot", shkroi Gjorgjievski./Telegrafi/



































