LAJMI I FUNDIT:

Sa fitojnë klubet e Serie A nga Superkupa e Italisë në Arabinë Saudite?

Sa fitojnë klubet e Serie A nga Superkupa e Italisë në Arabinë Saudite?

Superkupa e Italisë e luajtur në Arabinë Saudite, i lejon klubet e Serie A të ndajnë 23 milionë euro, por 8 milionë euro janë vetëm për fituesin.

Supercoppa Italiana e sapoformatuar po zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite, ku për herë të parë ndonjëherë, ka katër ekipe të përfshira në garë, me nën-kampionët që u bashkohen fituesve të Serie A dhe Coppa Italias.


Fituesit në mbrojtje të Scudettos mundën finalistët e sezonit të kaluar të Coppa Italia, Fiorentina, të enjten, por kishte vetëm 7,000 tifozë në tribunat në Parkun Al-Aëëal ku do të luhet edhe gjysmëfinalja e dytë dhe finalja.

Vendimi i Lega Calcio për të luajtur garën në Arabinë Saudite është kryesisht për arsye financiare pasi shumë tifozë të zakonshëm dhe ultras nuk i kanë ndjekur ekipet e tyre jashtë vendit.

Sipas mediumit italian La Repubblica, çmimi i parave që do të fitojnë klubet e Serisë A është plotë 23 milionë euro.

Fituesi padyshim do të marrë pjesën më të madhe të tortës, duke fituar 8 milionë euro nga Superkupa e këtij sezoni. Finalisti do të marr 5 milionë euro, ndërsa vendi i tretë dhe i katërt do të fitojnë 1.6 milionë euro secili.

16 skuadrat e tjera të Serie A që nuk marrin pjesë në garë do të ndajnë shumën e mbetur, që i bie rreth 7 milionë euro. /Telegrafi/