LAJMI I FUNDIT:

Rudiger tregon arsyen pse zgjodhi Real Madridin dhe refuzoi PSG-në

Rudiger tregon arsyen pse zgjodhi Real Madridin dhe refuzoi PSG-në

Antonio Rudiger ka qenë njëri nga mbrojtësit më të kërkuar në verën e vitit 2022.

Qendërmbrojtësi gjerman u largua nga Chelsea si lojtar i lirë dhe shumë skuadra ishin vënë pas tij, por ai zgjodhi Real Madridin.


Një nga ofertat më të mira për gjermanin ishte nga PSG, por në fund ai zgjodhi ta bëj ëndrrën e tij realitet duke u transferuar te Los Blancos.

Rudiger ka zbuluar edhe arsyet se pse zgjodhi t’i bashkohet gjigantit spanjoll.

“Kishte shumë thashetheme rreth të ardhmes sime, por sa herë shihja që në listë si një opsion i mundshëm ishte edhe PSG, mendoja se francezët nuk ishin ata që unë dëshiroja. Nuk kam asgjë kundër PSG, është një klub shumë i mirë dhe gjithçka është në rregull me ta. Por, në anën tjetër ishte Real Madrid. E kuptoni?! Real Madrid”.

“Momenti i parë që besova se mund të luaja me Real Madrid ishte kur fitova Ligën e Kampionëve me Chelsean. E dija se mund të isha pjesë e tyre dhe të bëja mirë. Pastaj nëse kërkon të jesh pjesë e fituesve, duhet të luash patjetër me Real Madrid”.

“Këtu çdo gjë është ndryshe dhe unë e kuptova që në ditën e parë. Dua të theksoj se i respektoj të gjithë klubet e tjera, por Reali ka diferencë”.

“Mjafton të shohësh prezantimin e Benzema apo Cristiano Ronaldo, sallën e trofeve, është e gjithë historia në një dhomë”, u shpreh Rudiger. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori